Kriza politike, PDK: Shkojmë
në zgjedhje të jashtëzakonshme
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se “atë që partitë politike si: LDK, AAK, Nisma e Vetëvendosje, nuk kanë arritur ta fitojnë me zgjedhjet e 8 qershorit, nuk mund ta fitojnë as një ditë pas zgjedhjeve”. Prandaj, ai ka thënë se në situatën e krijuar PDK-ja është për zgjedhje të reja.
PRISHTINE- Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se “atë që partitë politike si: LDK, AAK, Nisma e Vetëvendosje, nuk kanë arritur ta fitojnë me zgjedhjet e 8 qershorit, nuk mund ta fitojnë as një ditë pas zgjedhjeve”. Prandaj, ai ka thënë se në situatën e krijuar PDK-ja është për zgjedhje të reja.
“Rezultati nuk mund të ndërrohet me 9 qershor. Në opozitë nuk mund të na çojnë tre apo katër burra që janë mbledh, por vetëm qytetarët”, ka thënë Kuçi, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër dhe ministër në detyrë i Drejtësisë, raporton "Koha Ditore".
Kuçi ka thënë se PDK-ja është përfundimisht për zgjedhje të reja.
“Po shkojmë në zgjedhje. Kush fiton ia paftë hairin”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se nuk është praktikë që fituesi të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve, por ka thënë se PDK po e bën këtë për të mirën e vendit.
Sipas Kuçit, PDK-ja do ta pranonte humbjen nëse vjen prej sovranit.
Marrë nga "Koha ditore"
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh situatën pas tërmetit një Ministri për Rindërtimin?
-
Po
43.6%
-
Jo
45.5%
-
NUK E DI
10.9%
Vota total: 677