Krizë energjetike në Japoni, qeveria thirrje banorëve të fikin dritat e panevojshme

Krizë energjetike në Japoni, qeveria thirrje banorëve të fikin dritat e panevojshme

Qeveria japoneze u bënë thirrje njerëzve të fikin dritat që nuk i kanë të nevojshme, por rekomandon që kondicionerin ta përdorin, për të parandaluar goditjet nga i nxehti përvëlues. Sektori i energjisë në Japoni është në vështirësi pas një tërmeti në mars, çka u pasua me pezullim të punës në disa centrale bërthamore.

Përgjatë fundjavës, temperaturat në qendër të Tokios arritën në mbi 35 gradë Celsius, ndërsa qyteti Isesaki regjistroi temperaturë rekord prej 40.2 gradësh Celsius, temperatura më e lartë ndonjëherë në Japoni në këtë muaj. Qershori shënon fillimin e verës në Japoni, me temperatura që zakonisht qëndrojnë nën 30 gradë celsius gjatë muajit.

Në një deklaratë të dielën, ministria tha se kapaciteti i tepërt gjenerues për energji elektrike pritet të bjerë në 3.7% të hënën pasdite në Tokio dhe tetë prefektura përreth.  Qeveria u kërkoi njerëzve që të fikin dritat e panevojshme për tre orë nga ora 15:00 me kohën e Tokios (07:00 BST).

Megjithëse ofruesit e energjisë elektrike po punojnë për të rritur furnizimin, ministria tha se situata ishte "e paparashikueshme" pasi temperaturat po rriten.

“Nëse ka një rritje të kërkesës dhe probleme të papritura të ofertës, marzhi i rezervës do të bjerë nën minimumin e kërkuar prej 3%,” tha ministri.

Furnizimi me energji elektrike i Japonisë është kufizuar që prej një tërmeti në rajonin e saj verilindor në mars, ku disa termocentrale bërthamore u detyruan të pezullojnë funksionimin.

Zyrtarët kanë mbyllur gjithashtu disa fabrika të vjetruara të karburanteve fosile në një përpjekje për të ulur emetimet e dyoksidit të karbonit. Në fillim të këtij muaji, qeveria japoneze u bëri thirrje familjeve dhe kompanive që të kursejnë sa më shumë energji elektrike gjatë verës.

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët