Kamerierët, banakierët, recepsionistët dhe deri te menaxherët e bareve e restoranteve janë profesionet, ku ka më shumë mungesë stafi, ndërsa bizneset janë në kërkim për të rekrutuar njërëz duke shpallur njoftime për vende të lira pune.
Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri I bizneseve është dyfishuar.
“Ka disa arsye. Një nga arsyet është se industria turistike këto 10 vjet është parashikuar të dyfishohet. Përderisa në çdo 160 veta ka një bar, ky është numër I lartë që tregon se mungesa e bizneseve prodhuese nuk jep mundësi që njerëzit të kenë mundësinë të punësohen në punë të tjera.”
Sipas Topuzit sezoni turistik po mbijeton duke punësuar punonjës të pakualifikuar, pasi shteti shqiptar nuk harton politika që të mbajë të mbërthyer profesionistët në vend.
“E para turizmi vijon të mbetet te ne sezonale, pra nuk ka sezonalitet të lartë gjë që ndodh në rajon, ku 70% e fuqisë punëtore duhet të jetë stabël dhe 30% duhet të jetë që plotësohet me punëtorët sezonal. Duhet një kombinim mes gjithë institucioneve. Nuk është vetëm çështja e një ministrie. Pra nisja me vonesë e shkollave ,e mësimeve në muajin tetor apo nëntor. Në vendet e rajonit lihet hapësirë për 3 muajt e verës që një pjesë e punonjësve të shërbimeve të plotësohet nga studentët apo nxënësit e shkollave.”
Por sa ndikon faktori ‘pagë’ tek këta punëmarrës?
“Problemi i pagave, 40 mijë lekë bruto që diskuton kryeministri në këtë sektor është tejkaluar me kohë. Ne flasim për paga neto mbi 40 mijë lekë dhe të gjitha sigurimet e paguara tek punëdhënësi”.
Sipas INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë në vend për popullsinë 15 vjeç e lart është 10,8%.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
32.5%
-
Jo
58%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1823
Lajme të tjera
-
Zak Topuzi në Report Tv: Sezoni turistik do të jetë më i mirë se vitin e kaluar! Ka një trefishim të prenotimeve në Shqipëri për periudhën qershor-gusht
13 Prill, 17:35
-
Krizë për punëtorët, Topuzi në Report Tv: Turizmi ka sfida të mëdha, duhet ta kthejmë në profesion për punonjësit
28 Mars, 13:47
-
Pavarësisht emergjencës për punëtorë, bizneset ulen shpërblimet dhe bonuset për punonjësit me 2021
13 Mars, 07:25
-
'Shefi më i mirë në botë', dërgon stafin me pushime e u dhuron 400 mijë paund: Një motivim për ata! Dua që njerëzit të qëndrojnë për 10 vjet, jo 10 muaj në punë
11 Janar, 10:12
-
Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria
30 Nëntor 2022, 08:53
-
Shqiptarët rezervojnë pushimet duke 'shtrënguar xhepin'! Eksperti: Më shumë kërkesa se para COVID! Pensionistët: Do rrimë në shtëpi, s'kemi lekë
10 Korrik 2022, 14:20
-
Të punësuarit në Shqipëri punojnë me orare të zgjatura! 1 në 5 punonjës punon më shumë orë për shkak të rritjes së çmimeve
5 Qershor 2022, 21:29
-
Ish shërbëtorja kërkon 70 mijë euro nga biznesmeni i famshëm: Qëndronim 20 orë në punë, na hidhte shishe e na kërcënonte kur nuk kërcenim për video në Tik Tok
28 Maj 2022, 09:54
-
“Çmenden” çmimet për Conference League në ‘Air Albania’! Vëzhgimi i Report Tv: 500 deri 3 mijë euro 1 dhomë hoteli! Menaxherja: I shitëm dhomat në booking, rezervoni aty
8 Maj 2022, 16:37
-
Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë për datat 25-26 maj shumëfishojnë çmimet
7 Maj 2022, 18:32
-
Transporti e telekomunikacioni nuk deklarojnë punonjësit, Inspektorati i Punës: 15% e punonjësve në bizneset e kontrolluara ishin informal në 2021
2 Maj 2022, 17:00
-
Deutsche Welle: Gjermania në krizë, i duhen miliona punëtorë
28 Dhjetor 2021, 09:37
Si pasoje e emigracionit bizneset duhet te rrisin pagat perndryshe do te ikin edhe ata punonjes qe jane te kualifikuar. Po shoqata e biznesit duhet te ndikoje tek qeveria qe te rrise stimujt ekonomike per bizneset ose duhet te pranoje emigracionin masiv te te rinjve si nje fakt te pakundershtueshem. Si pasoje e vetmja alternative eshte te merren punonjes nga vende si Bangladeshi, apo Filipinet
PërgjigjuMinimumi i rroges 600€ vetem per te ngrene buke
PërgjigjuKy muhabet po te mos perfolesh nga ju gazetar do ishte me mire, vendin o miq e ben populli i bashkuar jo qeveria,qeverit ne pergjithesi po gjeten shesh bejn pershesh,shifni ça behet ne France,atë mur duhet te thyej populli yn ,murin e asaj qe te jet vet pronar i kesaj toke, shendet te dashur
PërgjigjuRudina Xhunga, nje nder pjestaret e enturazhit te sulltanit te fundit te kuq Rama, e thote haptazi qe padishahu i saj kurre nuk i ndaloi, pengoi njerzit te ikin...thjesht i nxit permes kapjes se shtetit, korrupsionit dhe abuzivizmit ekstrem. Eshte e qarte qe pashallaret e kuq te oborrit me ne me ne fund ka e kuptuar qe menyra me e mire per para dhe pro e eshte te perzene shqiptaret dhe grabisin ata.
PërgjigjuEpo te besh 300 ore pune ne muaj eshte veshtire o njeri.Ka nevoje punetori edhe per ndonje dite.
PërgjigjuMe rrogat mizerabel qe jepni, turne 12 oreshe dhe 7 dite pune ne jave nuk ju vjen njeri o monstra.
PërgjigjuShumê e vertetë,i kanë perbuzë punëtorët per shumë vite.
Tu ngrene rrogat, ai eshte celesi i mbajtjes ne pune te punetoreve.
PërgjigjuKur ikishit itregonit deren tani povuani