Kroacia fitoi ndeshjen e parë në Botëror, trajneri përjashton sulmuesin e Milanit

Kroacia fitoi ndeshjen e parë në Botëror, trajneri përjashton sulmuesin e Milanit

Sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniç

Kroacia ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Nigerisë në Botëror dhe tashmë ka hedhur kandidaturën për të zënë vendin e parë në grup, ku bën pjesë edhe Argjentina me Islandën.

Por një problem ka dalë gjatë sfidës së fundit dhe është marrë një vendim ekstrem, të paktën nga sa deklarojnë mediet nga “Russia 2018”. Sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniç, thuhet se u dëbua nga kombëtarja e Kroacisë, pasi refuzoi të luajë të shtunën, ndaj Nigerisë. 

Media kroate “24sata” ka shkruar të hënën në mëngjes se trajneri i kombëtares, Zlatko Daliç, e ka marrë vendimin, pasi Kaliniç, i cili u thirr të luajë si zëvendësues në Kaliningrad, nuk pranoi të hyjë në fazat përmbyllëse të lojës.

Duke folur pas ndeshjes, Dalic u kishte thënë gazetarëve se ekipi e kishte përfunduar ndeshjen pa lëndime, por “me një problem”. Trajneri i Kroacisë pritet ta konfirmojë vendimin më vonë. Federata e Futbollit të Kroacisë nuk e ka konfirmuar dëbimin e lojtarit të Milanit nga skuadra, por pritet që Dalic ta bëjë vetë këtë, kur të flasë për mediet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje