Kroacia kufizon numrin e turistëve për të shmangur mbipopullimin

Kroacia kufizon numrin e turistëve për të shmangur mbipopullimin

Foto Ilustruese

Qyteti kroat i Dubrovnikut, i cili cilësohet një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendpushimit bregdetar piktoresk në Adriatik, është në rrezik të vazhdueshëm për t'u prekur nga mjaft anije turistike, nga vizitorët e shumtë turistikë që vizitojnë çdo vit këtë perlë të Adriatikut.

Midis Janarit dhe Qershorit, pothuajse 280.000 turistë nga 188 udhëtime turistike vizituan qytetin 800 vjeçar. Vitin e kaluar, 749,000 njerëz u nisën nga 539 anije turistike që u ankoruan në portin e Dubrovnikut. Tregtarët, restorantet dhe 1.500 vendasit që jetojnë në qytetin e vjetër, e cila është një zonë që ndodhet brenda fortesës bregdetare që u paraqitën në serinë televizive Game of Thrones – luftuan për t’i shërbyer turmave të shumtë të turistëve.

Vitin e kaluar, UNESCO paralajmëroi se statusi i trashëgimisë botërore të Dubrovnikut ishte në rrezik për shkak të numrit të madh të turistëve “në lidhje me kapacitetin mbajtës të qëndrueshëm të qytetit” dhe menaxhimit të anijeve turistike që po hynin çdo ditë në port. Për të kundërshtuar problemin, qyteti në vitin 2017 prezantoi planin e saj “Respect the City” që synonte kufizimin e numrit të turistëve nga anijet turistike që vizitonin Qytetin e Vjetër deri në 4.000 persona në çdo moment të caktuar.

“Projekti filloi të japë rezultat në këtë sezon turistik dhe ne mund të shohim mjaft përmirësim në cilësinë e pritjes së mysafirëve nga anijet turistike dhe më pak turma”, tha Sandra Milovçiç, një zyrtar i Shoqatës së Turizmit të Dubrovnikut. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 4.2 milionë njerëz kanë kaluar të paktën një natë në Dubrovnik deri më tani në 2018, 14 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Sipas Cruise Critic, një portal i specializuar në internet, Dubrovniku u shpall destinacioni më i mirë mesdhetar lindor për udhëtime të tilla gjatë viteve 2017 dhe 2018, duke u krahasuar me Kotorin e Malit të Zi, Venecian e Italisë dhe ishujt grekë të Santorinit dhe Rhodosit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 05/08/2018 23:13

    Ta kishim ne kete problem do rrisnim cmimet. Pa strategji fare edhe praktike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale