Kruja thahet për ujë, mijëra hektarë toke pa vaditje! Fermerët: Me sytë nga qielli, presim shiun

KRUJË- Të mbjellat e fermerëve në fshatrat e Krujës rrezikojnë të thahen. Uji për vaditur tokat mungon ndërsa temperaturat rriten. Sipas agronomëve shkak për këtë situatë është mungesa e sistemit të vaditjes ku prej dy dekadash askush nuk vë dorë.

Toka është rreshkur nga temperaturat e larta, nëse nuk bie shi këto ara me misër rrezikojnë të thahen. Sipërfaqe të tëra të mbjella nga fermerët në fshatrat e Krujës me kultura të ndryshme bujqësore janë në mëshirë të fatit.

Rezervuare ka plot në Krujë, Fushë-Krujë e Thumanë, por uji nuk mbërrin deri në tokat bujqësore. Agronomi me eksperience Ndrec Totrri tha për ReportTv se shkak i kësaj thatësire të madhe është bërë mungesa e sistemit të vaditjes. Prej dy dekadash askush nuk vë dorë për të çuar ujin në tokat e fermerëve. 

"Uji ka por burimet flenë, janë 11-12 rezervuarë në rrethin e Krujës me 30 milionë m3 kub ujë por nuk shfrytëzohen, sepse nuk ka kanale vaditëse është prishur gjithë sistemi i vaditjes. Edhe në zonën tonë, të Bubqit kemi një rezervuarë që mund të mbulojë shumë mirë disa kultura por është i pashfrytëzueshëm sepse janë prish kanalet dhe furnizueset, është prish motopompa. Bimët sidomos këtë vit është që shumë i thatë, s'ka pasur reshje, rrezikojnë të thahen. Është mbjellë mistri, perimet, pemëtoret, por gjithë populli rri me shprese tek shiu", tha agronomi Totrri.

Një problem tjetër është ndotja e lumit të Ishmit, uji të cilit dikur përdorej për vaditje.

"Lumi i Ishmit ka patur 7 elektropompame 7 mijë litra në sekond, por as këto nuk përdoren më. Lumi është i ndotur s'ka asnjë gjallese nuk mund ta përdorësh as për vaditje. ne jemi jashtë loje fare si zonë", tha ai më tej.

I gjithë rrjeti i kanaleve vaditëse është jashtë funksionit, të dëmtuar rëndë në shumë vende, në pjesë të tjera këto kanale janë të mbuluar nga ferrat e inertet. Ky fermer i fshatit Bilaj na tregon se mundi dhe shpenzimet e gjithë vitit po shkojnë për shkak të mugesës së ujit.

"Jam banor i fshatit Bilajdhe merremi me bujqësi por siç e shihni këtë vit është në gjendje shumë të rëndë. ka dy muaj qëështë mbjellë misri dhe s'ka asnjë pikë ujë. Këtu ka 30 vite që nuk vadit askush, të gjitha këto kanale vaditëse janë prishur pas viteve '90. Shiheni vetësi është vyshk, as shpenzimet nuk i nxjerrim dot. Këtu kam 5 dynym tokë me gjithë kimikaket shkojnë 600 mijë lek shpenzime".

Ndërsa hidrotekniku Bajram Kurti jep një tablo të qartë të situatës së vështirë ku ndodhen sot fermerët e Krujës e Fushë-Krujës.

"Në bashkinë e Krujës janë10 mijë e 500 hektarë tokë nën ujë që më parë kanë qenë mbuluar me vaditje, por sot vaditen vetëm 10 hektarë tokë. Ka 6 stacione pompimi dhe 11 rezervuarë, nga këto vadit Vrioni pak, Baceni pak, Thumana pak, të tjerat nuk vadisin sepse nuk ka kanale vaditje", tha Kurti.

Nga viti në vit gjendja përkeqësohet, duke bërë që të rritet sipërfaqja e tokave të mbetura djerr e për pasojë tkurrja e popullsisë në një zonë fushore, shumë pranë kryeqytetit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 05/07/2020 18:02

    Sikur te harxhoje dhe dicka per fadromen dhe keshtu cdo fermer, i kishit hapur kanalet qe vete i kini prishur duke pluguar token ngjitur me kanalin,dhe lumin mos e ndotni, dhe inertet mos i hidhni ku te mundni.Nuk eshte zgjidhja ti rregulloje shteti se ju per nje vit i kini prishur perseri, zgjidhja eshte ti mirembani dhe te mendoni per cdo pune si mund te behet me mire dhe te ketë të ardhme.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 03/07/2020 22:24

    Kolektoret i prishet kanalet po ashtu.,tani prit shiun, hajt selom

    Përgjigju
  • Bujari: 03/07/2020 20:36

    Hapni puse,,ja aty mbrapa tek ato pemet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë