Krujë, 21-vjeçari nuk 'zë mend', thyen arrestin e shtëpisë dhe i bëhet 'ferrë' 15-vjeçares

Krujë, 21-vjeçari nuk 'zë mend', thyen arrestin e shtëpisë dhe i bëhet 'ferrë' 15-vjeçares

Krujë- Arrestohet një 21-vjeçar nga Borizana, i cili ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi duke përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të mitur 15 vjeçe.

I riu nga Kruja ishte në arrest shtëpie për 'kultivim kanabisi', por masa e sigurisë nuk e ka penguar të dalë nga banesa dhe të shqetësojë 15-vjeçaren, e cila ka bërë denoncimin dhe më pas blutë e Durrësit kryen arrestimin e 21-vjeçarit me iniciale S.D.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 17-vjeçar me inicialet D.S., nga Shkallnuri i Durrësit, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen