Krujë/ Arrestohet 24-vjeçari dhe vihet në kërkim bashkëpuntori për vënien eksploziv biznesit

Krujë/ Arrestohet 24-vjeçari dhe vihet në kërkim bashkëpuntori  për vënien eksploziv biznesit

Fitilat dhe kapsollat e gjetura në banesën e personave

KRUJË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë në kërkim lidhur me një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikël iu vendos lëndë eksplozive.

Policia e Krujës në bashkëpunim me atë të rrethit  ka  sekuestruar 5  kapsolla detonatore dhe 5 fitila zjarrëpërcjellës në banesën e tyre, pas punës  hetimore të ngjarjes së ndodhur  në datë 16 gusht 2019, ku parukierisë së shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

U arrestua  në flagrancë personi  B.Sh., 24 vjeç, për veprat penale "Shkatërrim prone me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve", si dhe u  shpall në kërkim personi  E.Sh., 28 vjeç, të dy banues në Nikël.

 Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet