Krujë- Fuoristrada del nga rruga përfundon në greminë! Humb jetën 52-vjeçari, rëndë dy të tjerë (EMRAT+VIDEO)

KRUJË- Një aksident i rëndë është regjistruar në në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një person ka humbur jetën e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se mjeti tip fuoristradë me targa AA 658 BO ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën Qazim Basha 52 vjeç.

Ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë Besim Karaj 56 vjeç e Ermir Zyflia 32 vjeç i cili është dëguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet.

Foto nga vendi i ngjarjes, makina e përfunduar në greminë

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota