Krujë/ Kultivonin kanabis, arrestohen 7 të rinj në, mes tyre një i mitur (VIDEO)

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi,ku mes tyre është edhe një i mitur.  Sipas policisë të arrestuarit janë: T.K.,  27 vjec,  I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, B.D, 19 vjeç,të gjithë banues  në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë. Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Këtyre personave polici u ka asgjësuar rrënjët e kanabisit të mbjellura në në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K.,  Policia gjeti dhe  sekuestroi një armë zjarri Pistoletë.

Sipas policisë operacioni i sotëm për arrestimin e tyre ka ardhur në vazhdimësi të operacionit policor të koduar "Ndëshkimi",  si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Hetimi ndaj tyre ka nisur prej dy muajsh ku kanë marrë pjesë Policia e Krujës, Prokuroria, Policia e Durrësit si dhe  F.L.O.

Për të arrestuarit në funksion të procedimit penal prill 2019 u dha masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv