Krujë, me ndërhyrjen e FNSH-së
zbulohen mbi 3 mijë rrënjë kanabis

Krujë, me ndërhyrjen e FNSH-së<br />zbulohen mbi 3 mijë rrënjë kanabis
KRUJË - Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në  bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së  Shpejtë ”FNSH”Tiranë në  kuadër të  operacioni i koduar“Cudhi-2”, kanë zbuluar mbi 3 mijë rrënjë kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Rranxë, Komuna Cudhi në Krujë  u konstatuan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilët u asgjësuan me djegie.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
kruje
kanabis kruje
kruje

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon