Protestoi e vetme më 8 Mars për banesën e dëmtuar nga tërmeti! Gruaja nga Thumana kalon natën para bashkisë! Ministria i premton fondin e rikonstruksionit (VIDEO)

Kruje- Në ditën e gruas (8 Mars) Milena Nikolli, nuk festoi, por u fut në grevë urie para bashkisë së Krujës për shkak se nuk i është dhënë fondi për rikonstruktim të banesës së saj të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Jam Milena Nikolli, nga Thumana. Jam një familjare e dëmtuar nga tërmeti I 2019 .Banesat po degradojnë, po dalin jashtë përdorimit. Unë kam përfituar një banesë 3+1. Gjë nuk më është dhënë. Jam që në orën 9:00. Pata një konflikt verbal me të bashkisë dhe pse u ula tek shkallët. Më dhunuan psikologjikisht duke më thënë se jam një person me rrezikshmëri, thirrën policinë e shtetit dhe ju thanë që të më arrestojnë. Më thanë je person që je me probleme të shëndetit mendor. Ca akuza që më rrënuan. Nuk jam person me probleme të shëndetit mendor. Nuk jam e ndikuar nga palët e dyta dhe të treta. Nuk jam paguar. Unë nuk shitem. Jam shumë shumë e lënduar. Edhe këtë 8 mars po ma mohojnë të qenurit një nënë, gjyshe. Ma kanë privuar dhe këtë të drejtë. Ndihem keq, e strehuar, mllefosur. Më është sosur durimi" tregoi dje Milena. 

Jo vetëm ditën, por edhe natën, mes temperaturave të ulta, 63-vjeçarja e kaloi para Bashkisë.

"I jam drejtuar bashkisë disa herë. Nuk më është hapur dera. I jam drejtuar edhe ministrisë. Kanë luajtur ping-pong. Familja ime është prej 7 personash. Djali me gjithë fëmijët ka ikur. Po jetoj me vajzën dhe gocën e djalit. Më dhimbset ai mund, e djersë. Është mund u 40 viteve. Duke u lodhur kaq shumë u paralizova. Konkretisht dua banesën sepse po më degratohet. Unë punë nuk kam, bashkëshorti më ka vdekur. Jam vetë i shtati me një rrogë. Dokumentacioni është shumë i saktë. Nuk vij për të gënjyer. Jam 62 vjeç. Nuk dorëzohem deri sa të më plotësohet” thotë gruaja. 

24 orë protestë, rezultuan pozitive për Milenën. Në orët e para të mëngjesin e kësaj të shtune, ajo mori telefonatën që priste prej më shumë se 4 vitesh.  Fondi prej 3.4 milion lekësh për të rikonstruktuar banesën do ti kaloje ditën e hënë. Telefonata nga Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës që i garantoi se grandi do i kalojë në llogarinë e saj, bëri të ndërpriste edhe grevën. 

"Pasi u informova se njërën nga tre kushtet ministria mi plotësoi e deklaroj të mbyllur grevën. Ministria më mori në telefon" thotë ajo për gazetarin e Report Tv. 

Banesa e Milena Nikollit, kryefamiljare e një familje prej 7 personash është cilësuar nga ekspertet si ‘ds4’ pra banesë me rrezikshmëri të lartë e cila ka nevojë për rikonstruksion të thelluar. Megjithëse godina ishte në këtë gjendje, për shkak të pamundësisë, ajo dhe familjarët e saj vazhduan të qendronin aty. Historia u u publikua dhe në shqiptarja.com si dhe në ekranin e Report Tv.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu në Report Tv: E paralajmëruar, të gjithë thonin se Trump mundet vetëm nëse e vrasin! Vështirë të besohet se është iniciativë personale

Spahiu në Report Tv: E paralajmëruar, të gjithë thonin se Trump mundet vetëm nëse e vrasin! Vështirë të besohet se është iniciativë personale