Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj dhe të bashkëpunëtorëve mbi 50 për qind! PD kundër: Diskriminuese

Kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako pritet t’i rritet paga mujore me 56,7 %, duke e çuar nga 1.8 milionë lek në 2.9 milionë lek (të vjetra). Vendimi u miratua në mbledhjen e  Këshillit Bashkiak, ku përveç kryetares, përfitojnë dhe zyrtarët e nivelit të lartë. Rritje me 40,6 % u bë për tre zv.kryetarët, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi. Ndërsa me 55,6 % është rritur paga për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.  Nëpërmjet këtij vendimi perfituan rritje page dhe këshilltarët bashkiakë.

Me këtë vendim është krijuar një hendek i madh mes drejtuesve të lartë të administratës dhe punonjësve të shërbimeve, si magazinierë, shoferë, roje, pastruese. Për punëtorët rritja do të jetë vetëm 7 për qind, ndërsa për specialistët e sektorëve shkon 14.3%.

Dritan Burgija, këshilltar i PD-së së Berishës tha se “nuk mund të pranojmë kurrsesi këtë trajtim të pabarabartë e diskriminues që sjell kjo rritje e pagave të administratës së Bashkisë Durrës për shkak të diferencimit  nga 7% për punonjësit e thjeshtë, në 57% për kryetaren e bashkisë.  Kjo nuk është një problematikë vetëm për Bashkinë Durrës por shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit, sepse është në zbatim të një VKM të padrejtë e diskriminuese që ka miratuar qeveria Rama”.

Me tej ai shton se këshilltarët e djathtë nuk kanë marrë pjesë në votimin: “Prandaj ne u larguam nga salla në protestë për politikat diskriminuese dhe të padrejta të qeverisë Rama dhe për shkak të mbetjeve të rrezikshme në Portin e Durrësit", tha ai.

Ndërsa Joni Myshketa, përfaqësuesi i grupimit të Bashës, i cili ka marrë pjesë votim shprehet se "si force e djathtë nuk jemi kundër rritjes së pagave por kjo në një ambient konkurrues dhe të ndershem ç’ka nuk reflektohet në Bashkinë Durrës. Përpara se të shkojme ne rritjen e pages prej 57 % te kryetarit te bashkisë duhen mbrojtur shtresat ne nevoje pasi ata cka ato perfitojne nga ndihma ekonomike”.

Vendimi i Këshillit Bashkiak pritet të zbatohet pasi të firmoset nga Prefekti i qarkut të Durrësit.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/11/2024 03:28

    Por jo te kete diference 57 %! Sakos me 40 hajdute po i duket vetja jo si bashkiake e Durresit,por si presidente,kryeminister e ministra te Durresit,se po synon pagat e ketyre.Nje shpjegim te na jape /zonjeza Llullushe/,kush do te paguaje per gjithe kete fat te madh qe i dhuroi vetes me shoke,per kete mireqenie te pikuar nga qielli,taksat e popullit te Durresit,se per presidentin,kryemin.ministrat e deputet do dale nga taksat e gjithe shqipove?!

    Përgjigju
  • Eri: 04/11/2024 22:36

    Nuk dua te dukem si lepires, por besoj se drejtuesit e institucioneve manaxhuese qe kane ne varesi me qindra punonjes dhe pergjegjesi te medha ligjore e morale, e kane te merituar rrogen, qofte ajo edhe 290,000 lek bruto. Ama nuk duhet ta fusin doren ne asnje xhep tjeter per te prekur parate publike. Ne kompanite private te nivelit te larte, menaxheret dhe drejtoret po marrin shume me shume, ndersa pergjegjesia e tyre as nuk krahasohet me ate te nje drejtuesi te niveli te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, vodhën banesën e marrë me qira nga dy shtetase të huaja, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët! Njëri prej 3 të arrestuarve, i dënuar për vrasje në Greqi (EMRAT+VIDEO)

Vlorë, vodhën banesën e marrë me qira nga dy shtetase të huaja, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët! Njëri prej 3 të arrestuarve, i dënuar për vrasje në Greqi (EMRAT+VIDEO)