Monumenti i Heroit tonë Kombëtar do vendoset në sheshin ‘Skënderbej’ në Paris, Veliaj: Bëjmë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve

Më në fund në Paris shumë shpejt do të ketë një statujë të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka dhënë lajmin pas një takimi me homologen pariziene Anne Hidalgo.

Veliaj tha se sheshi me emrin “Skënderbej” është restauruar në kryeqytetin francez, ndërsa nga ky takim me kryebashkiaken Hidalgo mori lajmin e mirë të monumentit të Skënderbeut.

“Parisi është gati për Lojrat Olimpike dhe kryetarja Anne Hidalgo ka bërë një punë fantastike për të pritur gjithë skuadrën. Sigurisht, skuadra e Shqipërisë është ndër skuadrat e para sepse edhe alfabetikisht hap Lojrat Olimpike. Mezi presim që në këtë bashkëpunim mes Parisit dhe Tiranës, edhe skuadra jonë Olimpike të shkëlqejë. Lajmi më i mirë është që kemi një shesh “Skënderbej” në Paris dhe më në fund, sheshi është restauruar tortalisht.

Jemi gati për të pasur një monument të Skënderbeut në Paris, që ka qenë një ëndërr e shumë shqiptarëve dhe një lidhje e fortë mes popujve tanë. Kur Evropën e ëndërronim, kur në Evropë ishim dhe tani që në Evropë po integrohemi, statuja e Skënderbeut në Paris është një ndër lajmet më të mira që kemi marrë nga kjo vizitë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo u shpreh entuziaste për takimin me kryebashkiakun Veliaj, duke theksuar se është i mirëpritur në çdo kohë në kryeqytetin francez.

Vizita e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në Paris zhvillohet në vazhdën e forcimit të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe raportit të veçantë me Bashkinë e Parisit. 

Në shkurt të këtij viti, Veliaj priti në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Një tjetër tregues i ldhjeve të ndërsjellta mes dy vendeve ishte edhe nënshkrimi para disa ditësh i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën dixhitale dhe inovacionit me ambasadën franceze, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë një frymë dhe energji të re sa i përket bashkëpunimit mes Tiranës dhe Parisit.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 05/05/2024 07:42

    Shqiptaret po gjejne vendin qe u takon ne Europe. Po ndodh Kthesa e madhe e historise se shtremberuar prej 2 shekujsh. Oreksi i tepruar i Putinit, u hapi syte europianeve. Mashtrimet e manipulimet sllave... nuk i ha me Kush. Eshte Koha te limitohen demet dhe demtuesit, te shiturit sherbetore te Moskes, te ashtuquajturit "sovraniste". Gjysma e shqiptareve jane tashme qytetare te Europes, me pashaporta. Gjysma tjeter, qe jeton ne Shqiperi Kosove e trojet shqiptare, sa me shpejt ne BE.

    Përgjigju
  • sapa: 04/05/2024 17:42

    Enderra e shqiptareve eshte tju fusin ju Rilindasve ne burg pa perjashtim me gjithe Ramen qe tju beni shoqeri Saliut ,Metes,Bashes,Ahmetajt,Llales e te tjereve qe do vijne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë, familjarët kërkojnë drejtësi

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë, familjarët kërkojnë drejtësi