Kryebashkiaku i Kavajës, kthehet në ‘imam’, flet para besimtarëve brenda xhamisë së re! Mes tyre edhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj
Redjan Krali dhe Etjen Xhafaj në xhamnë 'Synej' në Kavajë
Fushata politike në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ka nisur edhe pse jo 'zyrtarisht', por një rast i pazakontë është shënuar pasditen e djeshme ku kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali siç duket edhe nga fotoja e publikuar, ka zgjedhur të marrë rolin e ‘imamit’ teksa ka mbajtur fjalim brenda xhamisë së re të hapur në Synej.
Krali shihet me mikrofon në dorë ndërsa u drejtohet besimtarëve mes të cilëve shihet i ulur edhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj i cili së fundmi shoqëron Kralin gjatë takimeve të tij me qytetarët në Kavajë ku edhe ka marrë mandatin si ligjvënës.
Kryebashkiaku mbajti edhe fjalën e tij, teksa uroi besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit.
“Selam Alejkum të gjithëve, iu falënderoj për ftesën, nuk do zgjatem dhe shumë, ju uroj për muajin e madhërishëm për muajin e sakrificave, Allahu ua mundësoftë dhe ua pranoftë”- tha Krajli.
Por pa hyrë në detaje të tjera të cilat duhen zbatuar sipas fesë siç është marrja e abdesit para hyrjes në xhami, ajo çfarë bën përshtypje është fakti se është totalisht e ndaluar që institucionet fetare të kthehen në salla mbledhjesh për cilëndo parti politike.

Redjan Krali me njërin prej imamëve të xhamisë në Kavajë dhe me rreth të kuq Etjen Xhafaj
Kujtojmë se që prej janarit të këtij viti, KQZ njoftoi nisjen e monitorimit për të ndaluar promovimin e investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike duke e konsideruar si veprimtari politike zgjedhore. Sipas KQZ-së pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
69.7%
-
JO
23.3%
-
NUK E DI
7.1%
Vota total: 2066
Lajme të tjera
-
Humbja drastike në zgjedhje, Berisha: Rama rrëzohet vetëm më protesta! Sulmon Bashën: Letër pa vlerë
10 Qershor, 12:25
-
U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta' në Kavajë, përgjimet e SPAK për persona të tjerë 'kapën mat' 39-vjeçarin
10 Qershor, 10:55
-
Bleu vota për Bashkë Fitojmë, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë
9 Qershor, 21:41
-
Divjaka dhe Mallakastra, bashkitë e parë të Fierit ku kryetarët marrin detyrën! I pranishëm edhe Balla, deputeti: Të justifikojmë besimin e qytetarëve
9 Qershor, 15:46
-
Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?
9 Qershor, 12:47
-
'Lajthit' Berisha: Më 14 maj votuan fëmijë në moshën 10-vjeçare! Nuk bëj hap prapa, përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të diskutojmë të ardhmen e PD
9 Qershor, 12:16
-
Dashnor Sula: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta nuk sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje të mos futet në zgjedhjet 2025
8 Qershor, 18:54
-
VIDEO/ Ndodh gjatë mbledhjes së KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën
7 Qershor, 16:58
-
KAS i rrëzoi ankimet, Berisha sulmon Ilir Rusmailin: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit dhe Rrogozhinës
7 Qershor, 13:52
-
KAS rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Kamzës
7 Qershor, 12:09
-
Eduard Zaloshnja: Muri elektoral i Ramës, 800 metra i lartë
6 Qershor, 19:57
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
Se pari,aty ka ardhur si bashkiak e si person privat,jo si perfaqesues partie,se dyti,ne se fjalet e cituara ne artikull jane te vetmet qe ka thene e asgje tjeter,nuk shoh ndonje problem dhe as ndonje propagande zgjedhore,por personalisht mendoj se shteti duhet t'a ruaje me force laicitetin e tij.
PërgjigjuMullah Etjeni, po ti?
PërgjigjuPo dhe aty ne vendin qe presupozohet te jete paqesor dhe neutral po beni fushate o politikane qelbesira ? Ai imam apo cfare i bie te jete nuk duhet te lejoje qe te ndodhin keto gjera madje institucionet fetare duhet te marin masa
PërgjigjuPer kete parti qe ka ndryshuar emrin, politika eshte me e forte se feja.
Përgjigju