Kryebashkiaku i Mallakastrës i pandehur nga GJKKO, Pëllumbi: Të përgjigjet vetë, PS s'bëhet urë për askënd! Gati të rifutemi në zgjedhje lokale të pjesshme, në pritje të datës nga Meta

TIRANË- Marrjen i pandehur nga GJKKO të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se si përfaqësues i partisë, nuk i vjen mirë, duke theksuar në këtë betejë ai është i vetëm, pasi partia nuk do i bëhet mburojë, as atij, as askujt.

"Deri në ditën që do të kthyet gjykimi, ka prezumimin e pavarësisë, përtej kësaj PS, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha, e kemi shprehur hapur, që cdo qëndrim ndaj ligjit të dekriminalizimit është përgjegjësi personale, do duhet të përballet vetë me këtë çështje, PS s'do i bëhet urë, por deri kur të dalë vendimi i gjykatës ka prezumimin e pavarësisë. Nuk i vjen mirë një force politike, por ne jemi në një periudhë, kur kanë ndodhur edhe transformime të mëdha, sot është e pamundur që të fshehësh, dekriminalizmi ka për qëllim që të shmangw përfshirjen në politike të elementëve që kanë një të shkuar kriminale, ai penalizon edhe njerëz që nuk i dënon, apo s'mund t'i mohohet e drejta e të qenit", tha Pëllumbi.

Në studion e Report Tv, Pëllumbi është ndalur që të flasë edhe për mundësinë për ripësëritjen e zgjedhjeve vendore, në ato Bashki që për motive të ndryshme janë pa kryetar. Ai tha se PS-ja është gati të hyjë në këtë betejë dhe është në pritje të një date dekretimi nga ana e presidentit Ilir Meta, e cila nuk ka ardhur ende.  

"PS e gatshme që ditën e parë që janë krijuar vakanca në bashkitë vendore, jemi të gatshëm në çdo moment, presidenti nuk ka dekretuar një distafë për zgjedhjet lokale, ne jemi të gatshëm të hyjmë në betejë. PS e gatshme për të hyrë me bindjen e plotë se do i rifitojmë këto bashki", tha ai.

Zgjatja afateve të komisionit të Vettingut si edhe ndryshimet Kushtetuese, mbi reformën territoriale dhe atë zgjedhore, janë 2 pika që i ndan opozitën dhe mazhorancën në Kuvend. Kjo e fundit këmbëngul që zgjatja e afatit të KPK-së është emergjencë, e që nuk kërkon asgjë tjetër përveç se vullnet politik, në ndryshim nga propozimet e PD-së, që sipas Pëllumbit kërkohet më tepër analizë.

"Nuk do të bëjmë ndryshme, çfarë nënkuptojmë me këtë apo atë, thjesht shtyrje, është vullnet. Askush nuk e mendonte se askush nuk mbaronte, edhe pjesa tjetër që ne mendojmë që duhet t'i nënshtrohen të njëjtës procedurë, të njëjtin kandar si kolegët e tyre, pra ndryshimet që kemi propozuar ka të bëjë vetëm me faktin që të shtyjmë afatin.

Propozimet e opozitës? Të kalojnë në Kuvend, të kalojnë fazën e maturimit , duhen shqyrtuar, të merren ekspertë dhe nëse gjykojmë që janë për të mirën e vendit, atëherë po do mbajmë qëndrim. Nisma jonë duhet të bëhet shpejt", tha Pëllumbi.

Ai u ndal edhe në një nga pikat kryesore të propozimeve të opozitës, atë rikthimit të komunave, Pëllumbi thotë se nuk është dakord e për këtë jep argumente.

"Unë dhashë një mendim të personal, që e mendoj të gabuar rikthimin e komunave. Ne e kemi parë çfarë ka ndodhur dhe se si ka ndodhur, kam dëgjuar që një nga arsyetimet ishte çështja e uljes së shpenzimeve administrative, argumenti që po të njëjta shpenzime hedh poshtë po të njëjtën reformë territoriale, nuk ka sens, ne e dimë se çfarë mungese vizioni dhe investimet kanë pasur më parë komunat", përfundoi Pëllumbi në studion e Report Tv.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/11/2021 19:51

    Spaku te mare tepandehur gaz by..... per vrasjen ne elbasan dhe jo qerim ismailajn se rahu grekun qe si dha parate.

    Përgjigju
    • Ik ik: 01/11/2021 21:08

      Po beni bashkise po.denimi eshte denim si grek si arab po nese ka qen denuar duhet ta thote ne formular.Ligji njeeoj lexohet si i majte e si i dhathte po zbatohet ndryshe nga ps.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët