Kryebashkiaku: Rusia ende dëshiron të marrë nën kontroll Kievin

Kryebashkiaku: Rusia ende dëshiron të marrë nën kontroll Kievin

Rusia planifikon të marrë të gjithë Ukrainën, me kryeqytetin e Kievit që është objektivi kryesor i saj, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko.

Është e qartë se Rusia nuk po kryen një operacion special por një "gjenocid" në Ukrainë, tha Klitschko gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të enjten.

Ai paralajmëroi se Ukraina nuk po mbron vetëm sovranitetin e saj, por atë të të gjitha kombeve me mendje të njëjtë.

“Ne mbrojmë jo vetëm familjet tona, ne ju mbrojmë të gjithëve”, tha Klitschko. 

“Ne ju mbrojmë sepse kemi të njëjtat vlera”, shtoi ai.

Lufta është një rrezik për Europën dhe mbarë botën, tha Klitschko. Ai bëri një lutje për "vendime të shpejta" nga udhëheqës të tjerë për dërgimin e më shumë armëve mbrojtëse Ukrainës, të cilat ai thotë se atyre u duhen shpejt.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh