Kryebashkiaku Sala: Të rihapim Milanon, infektohet koristi i 'La Scala', spitali i Romës trajton me sukses infeksionet me antiviralin e Ebola-s

Kryebashkiaku Sala: Të rihapim Milanon, infektohet koristi i 'La Scala', spitali i Romës trajton me sukses infeksionet me antiviralin e Ebola-s

Mes dhjetra të infektuarve në kryeqendrën e veriut është dhe një korist i ‘La Scala’ i testuar pozitivisht për koronavirus dhe teatri milanez ka bllokuar aktivitetin deri më 2 mars.

Por ajo që i tremb autoritetet është koha e infektimit, 13 shkurt, më shumë se një javë përpara shpërthimit të epidemisë në Lombardi dhe ekziston frika se ai mund të ketë infektuar disa dhjetra të tjerë. Lajmi vjen disa orë pas apelit të kryebashkiakut të Milanos Sala drejtuar kryeministrit Conte për çlirimin e metropolit nga masat shtënguese pasi sipas tij nëse "bllokimi i plotë" nuk ndalet, Milano do humbasë identitetin e saj.

Koronavirusi ka infektuar sot edhe 8 fëmijë të tjerë por që janë në gjendje të qëndrueshme në karantinë në kushtet e shtëpisë. Dje në mbrëmje u shpërnda edhe lajmi i mirë i një fëmije të lindur i shëndetshëm nga një nënë e infektuar nga koronavirusi. Mjekët e spitalit i vendosën atij emrin Fortunato duke parë kohën dhe kushtet e vështira të ditës së ardhjes në jetë.

Mjekët thonë se fëmijët nuk janë imunë ndaj infeksionit, por të dhënat në dispozicion tregojnë se rrjedha e sëmundjes te ata duket se është mjaft e butë.

Roma ka rritur besimin mes mjekëve teksa ka shëruar tre të infektuar, një çift kinez dhe një italian ish pasagjerë në tragetin e karantinuar në Japoni, përmes trajtimit të tyre me një ilaç eksperimental të aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit në udhëzimet për terapitë që duhen përdorur te pacientët me Covid-19. Bëhet fjalë për remdesivir, një antiviral i prodhuar kundër virusit Ebola.


Lajmi kryesor:

17 viktima nga koronavirusi/ OBSH-BE promovojnë Italinë: S'është vatër epidemie, Di Maio: Mediat e huaja të mos spekulojnë. Në Lombardi rreth 50 të shëruar


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story

'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Sot ora 22:00 në Crime Story