Kryebashkiaku Zeqaj zhgënjehet me
gjykimin “bardh e zi” ndaj punës së tij

Kryebashkiaku Zeqaj zhgënjehet me<br />gjykimin “bardh e zi” ndaj punës së tij
Kryebashkiaku aktual i Fierit, Baftjar Zeqaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook” ka shfaqur zhgënjimin e tij lidhur me vlerësimin që i është bërë punës së tij. Duke e vlerësuar si “bardh e zi” këtë gjykim që i është bërë punës së tij Zeqaj e konsideron ekstreme mënyrën se si është vlerësuar pikërisht kjo punë.

“Gjykimi bardhë e zi? Të gjithë e dimë, se duhet të punojmë, në formën dhe mënyrën tonë, por në mënyrë të drejtë e të ndershme, për të plotësuar ngjyrat e ndërmjetme, që harmonizojnë dhe zbukurojnë jetën. Dje ishim diku, por sot jemi këtu, më përpara se dje. Nesër... shpresoj të jemi shumë herë më përpara se sot…A ju duket kjo një formë ekstreme (për gjykimin "bardhë e zi")?!”, shkruan Zeqaj në FB.

Kryebashkiaku Zeqaj për tre mandate me rradhë drejtoi qytetin e Fierit, ndërkohë që pak muaj më parë u kallëzua penalisht dhe më pas deklaroi publikisht se nuk do të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) dt. 19 mard 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë