Kryegjyqtarja e dorëhequr e Durrësit 'molla e sherrit' mes të fortit të Sukthit, qeverisë dhe biznesmenit të dhunuar për tokën tek Gjiri i Lalzit - HISTORIKU

TIRANË - Arjan Ndoja, prokurori i Durrësit që prej gjashtë muajsh po heton dosjen e pronave në fshatin Draç, Ishëm, duke arrestuar dhe disa prej zyrtarëve të hipotekës së Durrësit, i ka shpëtuar paq një atentati të mirëorganizuar më armë kallashnikovi, ditën e djeshme në mbikalimin e Shkozetit.

Ndoja ndodhej në makinë në praninë e shoferit të tij Andi Maloku, një ish-efektiv policie në Krujë dhe nën shoqërinë e një personazhi në botën e krimit në Durrës, i quajtur Landi Muharremi.  Ky i fundit, nga Sukthi, dyshohet se fshihet pas një prone  45 mijë metra katrorë në Draç të fshatit Ishëm, pronë kjo që është bërë objekt i konflikteve të vazhdueshme që kanë sjellë dhe ngjarje kriminale, si ajo e rrahjes barbare të investitorit libanez Faad Mitri në shtator të 2016-ës.

1572636287_ndoja001.jpg

Prokurori Arjan Ndoja, makina pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit

Kryegjygjtarja e dorëhequr e Durrësit i dha pronën të moshuarit, pas të cilit dyshohet të fshihet Muharremi

Prona është e regjistruar me vendim të marsit 2016 të Gjykatës së Durrësit, nga kryegjyqtarja tashmë e dorëhequr Joana Qeleshi (pa u futur në vetting), në emër të një 75 vjeçari, Pal Seçuni, pas të cilit ka dyshime se fshihet Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho dhe njohur me nofkën "Rrumi". Qeveria dhe Bashkia e Durrësit që miratuan leje që biznesmeni libanez Mitri, të ndërtonte resort turistik, pretendonin se toka në Gjirin e Lalzit është shtetërore dhe jo private. Por pas dhunimit nga persona të arrestuar dhe më tej të liruar, mes të cilëve dhe vetë Landi Muharremin, dosja u pezullua dhe biznesmeni u largua nga Shqipëria dhe hoqi dorë nga investimi.

Dhunimi i biznesmenit libanez në shtator 2016/ Si u arrestuan dhe liruan tre personat

Dhunimi me shkopinj bejsbolli i investitorit libanez Faad Mitri në shtator të 2016 solli arrestimin e disa personave, por që çuditërisht më pas hetimet për këtë çështje janë pezulluar ndërsa personat e arrestuar janë liruar. Personat e ndaluar në atë periudhë nga policia e Tiranës ishin nga Shijaku dhe Sukthi, dhe sipas policisë ishin Landi Muharremi, Arben Mërkuri dhe Skënder Krahja. Ndërkohë në atë periudhë është shoqëruar dhe një biznesmen ndërtimi me inicialet N.J.

Në atë periudhë u fol se njëri nga të arrestuarve e ka identifikuar vetë biznesmeni libanez. Faad Mitri është ballafaquar me njërin nga agresorët duke konfirmuar se ishte pikërisht personi i ndaluar që e kishte qëlluar me grushte dhe sende të forta, duke i thyer këmbën dhe dorën. Ndërkohë paraqitje për njohje në ambientet e policisë, kanë bërë dhe shoferi personal dhe gruaja e biznesmenit që administron kompaninë “Omnix Albania”. Gjatë marrjes në pyetje, tre të ndaluarit dhe biznesmeni me inicialet N.J, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, të ndodhur në shtator të 2016 në zonën e Rinasit.

Ngjarja ka si zanafill një konflikt gjyqësor për një sipërfaqe toke në zonën e Gjirit të Lalzit, zonë kjo ku ishte planifikuar të ndërtohej një resort turistik nga kompania e Mitrit “Omnix Albania”.Duke qenë kundër me këtë ndërtim personat e mësipërm sipas policisë kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen dhe miratoi sheshin e ndërtimit për kryerjen e punimeve.

Sipas dëshmisë së Faad Mitrit që ka dhënë në prokurorinë e Tiranës dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymtyrëve në kokë dhe në trup. Kujtojmë që pas dhunimit në kryqëzimin e Laknasit, autorët i bënë thirrje biznesmenit që të largohet nga Shqipëria. Nuk ka kaluar një javë nga ngjarja, Faad Mitri është larguar nga Shqipëria duke u tërhequr përfundimisht nga investimi i tij në zonën e Ishmit. Teksa Miri është larguar, autorët janë liruar dhe mandej prokuroria e Tiranës ka vendosur të pezullojë hetimet.

Faad Mitri pas dhunimit dhe largimi nga Shqiperia

Padia e trashëgimtarit Pal, Seçuni,që fitoi pronësinë

Një pjesë e sipërfaqes së tokës ku do të ndërtohej resorti nga kompania e Faad Mitrit, pretendohej nga Pal Seçuni se i takon atij, pasi është trashëgimtar i babait, Hill Seçuni. 75-vjeçari Pal Seçuni paditi bashkinë e Durrësit, duke kërkuar prej saj t'i njohë sipërfaqen e tokës prej 45 mijë metra, ku kjo bashki dha leje për resort turistik.

Çështja gjyqësore i ra në atë kohë kryegjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi, (që së fundi ka paraqitur dorëheqjen pranë KLGJ-së), punonjëse dikur pranë zyrës juridike së ortakes së Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

1571911731_joanaqeleshi.jpg

Joana Qeleshi, ish-kryetare e Gjykates se Durresit

Pas zhvillimit të dhjetëra seancave gjyqësore, dëgjimin e dëshmitarëve dhe njohjen me aktin e ekspertimit të ekspertit Kalo Xhuvani, në 25 mars 2016 gjyqtarja Qeleshi ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e 75-vjeçarit duke detyruar bashkinë Durrës dhe hipotekën e këtij qyteti që t'i njohin pronësinë.

Në fakt ky vendim është bërë “molla e sherrit”, pasi persona që qëndrojnë prapa shpinës së 75-vjeçarit, në këtë sipërfaqe kishin ndërtuar dhe një lokal druri, të cilin e shfrytëzonin për qëllime biznesi. Por kjo nuk ishte synimi i tyre, pasi nëpërmjet firmave të ndërtimit, ata kërkonin ngritjen e vilave apo hoteleve në këtë zonë.

Nga ana tjetër qeveria dhe bashkia e Durrësit ka miratuar lejen për kompaninë “Omnix Albania”, duke pretenduar se toka në Gjirin e Lalzit është shtetërore dhe jo private. Mirëpo të kundërtën e kësaj ka vendosur gjyqtarja Qeleshi, e cila me vendimin e saj futi në një spirale pa zgjidhje këtë çështje. Në asnjë rresht të vendimit, nuk përmendej statusi ligjor i asaj prone publike, madje as vendimet e institucioneve shtetërore për zhvillimin e kësaj prone.

Shoqëria “Omnix Albania” kishte bërë gati nisjen e punimeve në ditët e para të muajit Tetor 2016 dhe kjo bëri edhe me agresiv dhe të dhunshëm njerëzit që e pretendojnë këtë pronë, tashmë të njohur dhe me vendim gjykate.

Ndërkohë, lufta për Gjirin e Lalzit është përqëndruar muajt e fundit brenda Kadastrës së Durrësit, ku ka patur edhe arrestime të shumta deri në nivelin drejtues.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • u.n.d.r.: 03/11/2019 13:11

    Ngjarja e fundit e ndodhur ne qytetin e Durresit eshte tejet e rende dhe qe trondit opinionin publik. Kjo ngjarje e ndodhur eshte thelbi qe duhet te shqetesoje cdo qytetar te pergjegjshem te ketij vendi. Shqetesimi qe ku po shkojme? Pergjigjen qe ku po shkojme nuk e gjejme dot duke "shkuar" tek emri i Joana QELESHI. Zonja ne fjale nuk mund te akuzohet, perflitet apo te lidhet me ngjarje qe nuk kane asnje lidhje me ceshtjet e gjykuara prej saj. Joana QELESHI eshte nje vlere per jurisprudencen, eksperte e se drejtes, nje pedagoge e shkelqyer dhe profesioniste virtuoze. Thelbi eshte gjendja e shoqerise shqiptare dhe jo te ngrihen tymnaja mbi nje emer profesionist qe nuk mund te behet pis nga bashkimi i disa fakteve qe nuk bejne dot nje fakt. Ejani te gjejme te gjithe se " ku po shkojme si shoqeri?" Joana Qeleshi nuk mund te jete tabela e qitjes per gjerat qe shkojne keq.

    Përgjigju
    • Vlora: 05/11/2019 23:16

      Po çja fut kot o unrd ... ajo i ka dhënë një njeriu pronën e shtetit. Mund të jetë vlerë por këtu ka treguar që është bashkëpuntore e gangsterëve

    • u.n.d.r.: 04/11/2019 17:34

      I/E nderuar "Futja Kot". Komenti qe kam shkruar nuk eshte porosi nga askush; nuk jam sekretari/ja e askujt; nuk kam asnje qellim ti bie ne sy dikujt; personi nuk e di aspak qe po shkruaj. Meqe kam pak kohe te lire..po merrem sportivisht me ju.. i/e nderuar. Perpara se te merremi me ceshtje te " medha" si vettingu, serish po te them qe duhet te shohim dhe te kontrollojme nese pragun e deres sone e kemi me mire apo jo; me te sigurt apo me pak te tille; nese kemi me shume para ne xhep apo me pak; nese deshira per te qendruar ne kete vend eshte me e madhe apo me pak e tille; nese te afermit apo miqte e tu vijojne te jene ne shqiperi apo nese shikon rrotull teje shume prej tyre kane ikur apo duan te ikin?; Po pra, i/e nderuar, keto duhet te te shqetesojne. Sa per cilesite qe kam shkruar me lart, thjesht nuk i heq asnje presje...nuk ka nevoje ti perseris sepse perseriten shpesh ato qe jane te paverteta...cilesite e saj intelektuale thjesht jane aty dhe do te jene gjithmone, nuk ja heq ose shton titulli i magjistratit. Per ta mbyllur i/e nderuar " Futja Kot", shikohu ne pasqyre dhe shiko rreth teje perpara se te shohesh pasqyren e te tjereve.

    • futjakot: 04/11/2019 15:39

      xhoana, apo sekretarja xhoit, e paske qa komentin...kur ishte kaq virtuoze dhe pa mekate, pse nuk shkoi para vettingut, apo edhe baba sali e tradhtoi?!

  • Jsksks: 03/11/2019 08:09

    Zhgenjim je Joana, te rrofte bukuria dhe mencuria

    Përgjigju
    • O jaksk: 03/11/2019 12:59

      Ca ka te bukur ajo si dhi. Po i punon tjeter gje ktyre...

  • www.youngtribune.com: 03/11/2019 02:19

    Me thoni o njerez a jeni dakort ta marrin zvarre ate Sali Berishen . Po apo Jo ?

    Përgjigju
  • Beni: 02/11/2019 19:27

    Kudo ku ndodhin ngjarje te renda jane ne mes njerezit e Sali berishes

    Përgjigju
  • ETHEM: 02/11/2019 19:09

    KOKA E MAFJES NE SHQIPERI ESHTE S.R.BERISHA.SA TE JETE GJALL KY NJERI..VENDI DO TE JET NE DESTABILIZIM.KJO ESHTE ARSYEJA QE AI NUK LARGOHET NGA POLITIKA NDONSE 75 VJEÇ. -GJIRI LALZIT DO HAJ SHUME KOKA NJERZISH.NESE SHPETUANE 3 PERSONAT NE ATENTAT-KJO ISHTE RASTESI. -KRYEMAFIOZET NE KETE NGJARJE JANE PREKURORI NDOJA DHE GJYQTARJA QELESHI...E CILA U LARGUA ME DASHJE NGA RREZIKU. -QELESHI SI MIKE ARGITES ME VENDIMIN E SAJ GHYQSOR FUTI NE KONFLIKT QEVERINE ME KRIMINELET E TOKAVE ...DHE JO VETEM NE KETE RAST. -DHE PROBLEMI ESHTE PA ZGJIDHJE NESE NUK ANULLOHET VENDIMI GJYQTARES QELESHI.PO KUSH DUHET TA BEJE KETE...!? VETEM TOPI I " MATO GRUDES..."

    Përgjigju
  • Mbase: 02/11/2019 17:41

    Mos po I Bini ne qafe kot gjyqtares, se kur I qep letrat Hipoteka si I do qejfi, ca faji ka kjo? Po I erdhi me vula dhe firma, do ia jape te zotit pronen. Mos fle miu two Hipoteka them.

    Përgjigju
    • Agush: 03/11/2019 17:39

      Deri tek gjyqetarja ka kaluar disa rrugebdhebrrugica. Gjeni seren muhabetit , edhe prokurorit te asaj ceshtje. I thone muhabetit kur nuk mbyllen ceshtjet nga policia,opgj,prokurori i firmes ,dhe pas gjithe ketyre zullumeve dore me dore duan te shprehen per gjyqesorin. Bukuria eshte e lindur, zgjuarsia eshte e fituar nga leximi, po ju analfabetet qe beni rolin e kurvave pse beni te diturin dhe jepni mendime.

  • Edi: 02/11/2019 16:57

    Te cud is in langonjte e democracies super/ Komuniste se kajmaku vodhi or me para fall so genjeu or mashtroi Grekun.Ne fakt demokrateve bythegrisur u dhimset geeky . Por vete si qener me shume baba Vollen Shqipetaret qe votuan per to si Berisha Plaku Dobic Meta kollovari trim nga skrapari Lulushi shalengjitur qe ben me zi se Homosexual Monika Bushtra e shtepise se kuqe te LS I Komuniste Sot thirrin Shqipetaret qe te protestojne Atyre qe u vodhen Burrerine Dinjitetin dhe Shpirtin Shqipetar Ore fasade e ndyre e Kombit U dhembset Greku por Vollen Shqipetaret Beni ca gjykim tuajin Shqipetare qe ju kane vene me letergjine e gjumit Larg ato monstra nga Memedheu

    Përgjigju
  • Sala: 02/11/2019 16:38

    Kryegjyqtare......!!!!!!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 02/11/2019 16:18

    Pse nuk thote ndonjeri se kjo eshte e bija e te atit, Arben Qeleshit?!! Ose kush lind nga macja minj do te gjuaje!!

    Përgjigju
    • Joana: 02/11/2019 17:04

      Sekseri i Joanes.

  • Tan tirona: 02/11/2019 16:01

    Prokuror që përdor një makinë të dikujt tjetër, dhe punëson "shofer" nga xhepi I tij. Kck është pak

    Përgjigju
    • O Sa mire: 02/11/2019 17:32

      Tamam e the! Shume dyshime , qe me shume mundesi jane te verteta. Edhe ky rrezik si prokuror prap do dali pa lagur. Jemi bo vari leshte. Edhe vete ne si Shqiptare habitemi , kemi arritur kulimin e marrezise.

  • Joana: 02/11/2019 15:12

    Po si kshu mi Joana edhe kete e bere?

    Përgjigju
  • BRSS: 02/11/2019 14:21

    PSE SE ARRESTOJN KETE KJO KA BER DHIZMAT

    Përgjigju
  • Qelbësirat: 02/11/2019 14:16

    O ZOT çfar i ka bër kryekrimineli malok salhe qeni Shqipris.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/11/2019 14:15

    Shiqoja fytyren ksaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)