Kryegjyqtarja e Elbasanit, sfilata peshon më shumë se krimi

Kryegjyqtarja e Elbasanit, sfilata peshon më shumë se krimi

Enkeleda Kapedani

Kryegjyqtarja e Elbasanit është vënë në shënjestër të mediave. Disa video të hedhura në rjet, s’dihet nga kush, e paraqesin tek bën sfilatë mode në zyrën e gjykatës, reklamon makinën luksoze dhe të tjera veprime të këtij lloji, që vijnë në kundershtim me kodin e etikës së gjyqtarit.

Njoftohet gjithashtu se organet drejtuese të gjyqsorit kanë nisur procedurat për pezullimin dhe shkarkimin e kryegjyqtares që u shfaq në rjet si adoleshente mëndjelehtë dhe jo si drejtuese gjyqsori në një nga qytetet më problematike, ku krimi jo rrallë gjen shesh e bën përshesh.

Po të jesh i vëmendshëm, në periferi të këtij vërshimi mediatik mund të pikasësh edhe një fakt shumë më skandaliz se videot me sfilata. Para dy vjetësh ministrja e drejtësisë ka kërkuar verifikimin e një vendimi të dhenë nga po kjo kryegjqtare, vendim që linte të lirë një të burgosur për dy vrasje dhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sfilatat në zyrë  janë vërtet shkelje etike por falja e një krimineli, që ka marrë jetën e dy njerëzve, është krim bërtitës. Për etikën organet drejtuese të gjyqsorit po veprojnë shpejt dhe rreptë, për krimin bërtitës të dy vjetëve të shkuara duket se nuk e vunë ujët në zjarr.

Edhe mbulimi mediatik i këtyre dy thagmave është po aq disproporcional e alogjik. Për sfilatën shpërthen një yrrja byrrja gati totale, për faljen e kriminelit pati pothuajse heshtje ose shumë shumë ndonjë gogësimë mediatike.

Vras mendjen dhe s’di të them nga se shkaktohet ky disproporcion vrastar. Thua të vijë nga fakti se allishverishet në drejtësi janë kaq të shpeshta saqë rrallë përbëjnë lajm? Apo vijnë nga që po bëhemi ‘modernë’ dhe po anojmë nga gjërat e lehta e argëtuese? Dhe më e vështira për t’i dhenë dum: prirjen për të folur me përparësi për gjëra të lehta, argëtuese e sensasionale na e injektojnë mediat apo e kemi vet, si shoqëri?

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar