Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim! Kryegjyshata e Bektashinjve: Të mbrohet jeta e atyre familjeve që enden rrugëve

Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim! Kryegjyshata e Bektashinjve: Të mbrohet jeta e atyre familjeve që enden rrugëve

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe Kominiteti Mysliman kanë mbështetur strehimin e afganëve në shtetin shqiptare, duke theksuar se ky është një qëllim për mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre që familjeve që enden rrugëve dhe kërkojnë përkrahje humane.

Në një deklaratë për mediat kryegjyshata Botërore e Bektashinjve bën thirrje që të hapen zemrat Shqiptare ashtu siç ju ka hije, e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!

 ‘Ashtu sikundër çdo shtet demokratik, çdo shtet paqedashës , edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që me humanizmin e mikpritjen që e karakterizon, mirëpret popullin afgan, në mënyrë që ti mbrohet jeta e të mos kërcënohet e asgjesohet nga talebanët barbarshit, pse qëndroi në krah të NATOS, këtij institucioni paqedashës e ruajtës i jetës dhe i rendit.

I bashkohem dhe uroj përzemërsisht, shtetin dhe qeverinë Shqiptare , që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar këtë popull që kërkon liri , paqe, ngrohtësi e dashamirësi. Që kërkon ti mbrohet jeta e të mos vritet brutalisht e pa mëshirë nga talebanët.

Misioni i komuniteteve fetare jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, është përhapja e vlerave morale, paqedashëse, dhe mikëpritja e shpirtmadhësia. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet këtij nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten , një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë.

Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!

Jeta është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe shqiptarët kurdoherë , historikisht e kanë treguar zemërgjerësinë e dashamirësinë për çdo kënd që ka patur nevojë për ta, ju ka ofruar ndihmën, përkrahjen, sofrën e dashurinë vëllazërore! Edhe këtë herë mikëpritja e zemra çdo besimtari shqiptarë do të hapet e do të mirëpres këtë popull të vuajtur por me besim në Zot e që kërkon të jetojë!’- thuhet në deklaratën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se shqiptarëve u takon të jenë mikpritës dhe bujar me afganët që do të vijnë në Shqipëri.  Komuniteti Mysliman ka shprehur gatishmërinë për t'i dhënë ndihmën në lidhje me afganët nëse është e nevojshme.

"Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin", shkruan komuniteti Mysliman ndërsa u bën thirrje besimtarëve të tregohen bujarë me afganët që do të vijën këtu.

 "Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes.

Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për çdo rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut.I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!", shkruan Komuniteti Mysliman.

M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola