Kryegjyshata organizon seancë dhurimi gjaku, Meta: Ftoj qytetarët që t'u vijnë në ndihmë të sëmurëve

Kryegjyshata organizon seancë dhurimi gjaku, Meta: Ftoj qytetarët që t'u vijnë në ndihmë të sëmurëve

Ilir Meta në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë. Kreu i Shtetit bëri thirrje që të kontribuojnë të gjithë për dhurimin e gjakut në një kohë kur po përballemi edhe me sfidën e pandemisë.

"Dua të falënderoj Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për këtë përgjigje të menjëhershme të kërkesës, për të ftuar besimtarët, qytetarët dhe në veçanti të rinjtë për të kontribuar vullnetarisht në një moment tepër delikat për dhurimin e gjakut. Për shkak të stinës së verës dhe kufizimeve të pandemisë COVID-19 është domosdoshmëri të organizojmë seanca të tilla edhe në ditët e ardhshme, në mënyrë që fëmijëve që vuajnë nga talasemia dhe të gjithë të tjerët që kanë sëmundje kronike, të vazhdojnë normalisht jetën të pashqetësuar dhe të pa kërcënuar nga mungesa e gjakut”, tha Meta.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 13/08/2020 18:00

    Cfare kryegjyshi boteror eshte ky oficeri i liruar mond bektaxhiu. Ky eshte i vetshpallur, cfare po ben lidhur me covidin , a u takua me zotin ne tyrben e kulmakut qe te mbaje doren se njerzimi eshte ne rrezik.

    Përgjigju
  • Noku: 13/08/2020 17:29

    Ska gjysh, kishe e xhami qe i lan mekatet e tua dhe te shpeton ty nga ndershkimi apo (vete)vrasja ne emër te kushtetutes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh