Kryemadhi humb durimin me simpatizantët në Fier: Ju lutem hapuni kamerës, se më çmendët (VIDEO)

FIER- Takimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka shkuar edhe aq mirë sa duhet.

Fjalimi i saj është ndërprerë disa herë për shkak të turmës së njerëzve, por kjo duket se kjo ka bërë që Kryemadhi të humbë durimin, e cila dëgjohet në një moment teksa thotë “Ju lutem hapuni kamerës, se më çmendët”.

Ajo tha se 25 prilli, do të jetë dita kur duhet të largohet kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve. Ai ka zaptuar sot çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, ai ka zaptuar sot çdo moment të jetës shqiptare. Por ai më 25 prill, do të largohet duke marrë votën tuaj për numrin 6 në kutinë e votimit, sepse ju do të votoni për këtë ekip të mrekullueshëm. Do të votoni për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Fierit, të Roskovecit, të Patosit, të Lushnjes, të Divjakës”, tha Kryemadhi.

Teksa renditi një sërë mungesash që sipas saj, Shqipëria ka nevojë, zgjidhjen Kryemadhi e sheh në votimin e LSI-së në 25 prill.

“Shqipëria sot ka nevojë për të rritur standardin e jetesës së familjeve shqiptare.  Shqipëria sot ka nevojë për të krijuar më shumë hapësira, më shumë fuqi ekonomike për gratë dhe kryefamiljaret tona. Shqipëria sot ka nevojë për forcën e gruas dhe të vajzës. Jo vetëm në politike por dhe në zbatimet e saj. Shqipëria sot ka nevojë për djemtë e saj, për burrat e saj sepse sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njeri tjetrin. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë t’i japim dorën njeri tjetrit sepse duke qenë solidar, ne jemi socialistët e vërtetë, ne jemi ata që mbajmë flamurin e kuq, ne jemi ata që nuk tradhtojmë njerëzit tanë. Ne jemi ata që mbajmë premtimet dhe ne jemi ata që i mbajmë njerëzit dhe i qëndrojmë angazhimeve”, pwrfundoi Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mevlani: 18/04/2021 16:12

    Çfare kohrash erdhen?!!.... Te kemi perballe kesoj bushtrash te ndyra qe as ne rruge po ti ndeshesh do te kthesh rrugen, e jo me te dalin keto plehra e te te japin edhe mend, dhe çeshte edhe me e tmerrshmja edhe te pretendojne per pushtet dhe udheheqje. Keto muter?!!..... Eh çfare kohrash erdhen...

    Përgjigju
  • Agush cepani((hajdut floriri): 18/04/2021 07:50

    U cmende o Mona?Trute kallup ishallah

    Përgjigju
  • tosi: 18/04/2021 07:11

    Ne cdo dy fjale qe nxjerr nga goja fallxhorja horoskopike leshelike babaxhike njera eshte Edi Rama. I ka ikur petlla te shkretes duke pare se ne cdo qytet e kane braktisur te gjithe. Dhe 80% e pjesmarresve qe nuk bejne ne rastin me te mire se 46 veta jane te importuar nga Tirana. Nje grua e urryer veshur me nje kostum burrash dje ne Fier me Kejdi dhembcakallen e urryer te Fierakeve dukesh si nje dordolec mjeran para atyre njerzve te paguar . Ik moj Nafije se fati yt politik eshte shkruar qysh kur hodhe cizmen mbi kryeministrin. Je gruaja me e urryer e planetit per shqiptaret. Me mire do votoja per gruan e dr. Gebelsit te rajhut te Trete se sa per gruan me gojepiset dhe te urryer te planetit. Ne 25 prill leshlikes ne furrnalten e metalurgjikut per skrap.

    Përgjigju
  • Like: 18/04/2021 06:34

    Ti paske lajthit mi moni surrat kali

    Përgjigju
  • Like: 18/04/2021 06:30

    Ku ke surrat ti dalesh kamerave perpara o mona surrat kali dhe pak dite dhe zvarre do tju terheq populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori