Kryemadhi ‘legjitimon’ parlamentin?! Deklarata e fortë: Opozita e re është atje

Kryemadhi ‘legjitimon’ parlamentin?! Deklarata e fortë: Opozita e re është atje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim duke legjitimuar opozitën e re në Kuvend. E ndërsa deri tani është shprehur se parlamenti është ilegjitim, mbrëmjen e sotme e ftuar në 'Opinion' Kryemadhi ka njohur opozitën e re, edhe pse deklarata e saj kishte doza ironie.

"Ne nuk jemi opozita, ne kemi një opozitë të re në parlament. Opozitën e kanë aty ata. Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë në parlament apo jo? Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin. Nuk kanë parë gjë akoma".

E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri. Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe djegien e mandateve?

“Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo.

Prononcimi i Monika Kryemadhit
Znj. Kryemadhi, Keni dalë në protestë, keni protestuar, keni shkuar përpara Drejtorisë së Policisë... Çfarë do bëni më tutje?
Së pari, këtu nuk ka më gjë kundër nesh. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Si treçereku i shqiptarëve që janë të papunë, edhe ne ish-deputetët e opozitës jemi të papunë, kemi vetëm një mundësi për t’u përballur dhe ngritur zërin njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë që janë të papunë. Misioni ynë është që ne të jemi të barabartë, të protestojmë, të ecim përpara me atë çfarë duan qytetarët.

Si do ecni përpara znj. Kryemadhi? Si do ja bëni? A ka një strategji më të detajuar opozita?
Kjo nuk është puna jonë. Kjo është puna e mazhorancës.

Mazhoranca po vazhdon se ka numrat në Parlament...
Po shumë mirë, le të vazhdojë. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti. Aty është mesazhi për t’ju thënë atyre që populli po ju prej jashtë, do ju presë kur të mbarojë.

Znj. Kryemadhi si do të shkoni më tutje?
Ne të papunë jemi, këtë punë kemi. Në protestë te Parlamenti, te Kryeministria, te Policia, te Unaza, këtë punë kemi ne.

Po nëse këto protesta nuk sjellin asgjë?
Atë nuk e dimë. Ne nuk jemi opozita. Ne kemi një opozitë të re në Parlament.

Znj. Kryemadhi ju keni peshën e opozitës dhe keni marrë mandatet për të përfaqësuar opozitën, pavarësisht se i dorëzuat..
Ju falënderoj shumë dhe do të doja që këtë fjali që sapo thatë ju, ta dëgjojnë edhe të gjithë ata deputetë që janë në Parlament, që ne jemi opozita dhe qytetarët që janë jashtë atij Parlamenti, janë përfaqësues.

Ju jeni përfaqësues të opozitës. Çështja është se çfarë do të bëni më tutje?
Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë atje...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 22/03/2019 05:32

    ha ha as pere gje nuke je po paguan ca budallenje e te ndjekin prapa si qente bucen

    Përgjigju
  • Artani: 22/03/2019 00:19

    Je burre I forte Monika . Mabaje lart e me larte te lutem

    Përgjigju
  • tini: 21/03/2019 23:14

    presidenti yne ben dashuri me burre/???

    Përgjigju
  • Edi: 21/03/2019 22:02

    Ne hall te madh kemi qen moj monaaa te dinim ben a sben ti dashuri me ate kufomen tende .shyqyr qe na i the se spo hanim buk ik moj njeri i peshtir fallco

    Përgjigju
  • ex army: 21/03/2019 21:41

    paska rreshkit plako

    Përgjigju
    • Robi: 22/03/2019 16:35

      Truri i Nafijes eshte sa nje kokerr arre, flet mrrokkla ne ajer , shprehje pa lidhje , ka harxhuar gjithe fjalorin politik dhe tani truri i saj xhiron bosh, nuk prodhon asnje mendim te ri , por fjale ne ajer , pa pike lidhje,

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale