Kryemadhi tenton të ndalë 'eksodin' në LSI/ Letër KQZ-së: Kush pranon mandatin është i paligjshëm

Kryemadhi tenton të ndalë 'eksodin' në LSI/ Letër KQZ-së: Kush pranon mandatin është i paligjshëm

Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar ditën e sotme një letër Komisionit Qëndror Zgjedhor ku shprehet se Komiteti Drejtues Kombëtar i partisë së saj ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe  pranojnë mandatin e deputetit. Në letrën e saj ajo shprehet se dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Letra e plotë e Kryemadhit:

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë. 

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe  pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.        

Letra e saj vjen vetëm pak pas deklaratës së deputetit Lefter Koka i cili u shpreh se vazhdon të jetë pjesë e LSI-së pavarësisht vendimit për të mos djegur mandatin, gjë e cila u përgënjeshtrua nga përfaqësuesit e saj.   

                                        

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 13/03/2019 23:45

    Mona mund te ndale eksodin e LSI po kete temin e ndal dot?

    Përgjigju
  • Beqir Kashurri: 13/03/2019 20:12

    Mona na ke xhgenjyer me Orikum e Dukat bashke.Dalim ne rruge e sokake dhe na bertasin ciliminjt O Beqir Kashurr leshelija e pyllit sdim ku te futemi nashti

    Përgjigju
  • Ariu: 13/03/2019 17:04

    Mona, ste ka ngel me vrim pa tu shperthyer. Dhe vrimat e hundes te jan bo si pus tani.

    Përgjigju
  • Fredi: 13/03/2019 16:51

    Ik moj katnare bajg!

    Përgjigju
  • Guti: 13/03/2019 15:59

    Ti mona ke ik per lesheli

    Përgjigju
  • Shqiptar: 13/03/2019 15:21

    Ti Mona je ligji

    Përgjigju
  • Erik: 13/03/2019 15:14

    Po nuk plasen ata per programin, statutin dhe siglen e LSI-se edhe sikur t'u lutesh ti ta mbajne, te kane dhjxre mu ne to qe kur pranuan mandatin e deputetit. Jam i sigurte qe po i bini kokes me grushta qe e late mandatin e deputetit, ate qe para ca muajve betoheshe qe e kishe marre me "gjak". Mendonit se do bashkoheshit dhe do shtoheshit, por u bete k**e e kashte pas kesaj.

    Përgjigju
  • Gadiushulli Ilirik: 13/03/2019 15:06

    1.Interpretimin per shkeljen e kushtetutes e ben gjykata kushtetuese. 2.Deri kur kjo e fundit te behet funksionale mandati mbetet i vlefshem. 3.Mendoj qe po te merret ne shqyrtim ligji aktual per zhgjedhjet, del antikushtetues. Bie ndesh me parimin themelor te democracise, qe eshte lidhja direkte e sovranit me te deleguarin e tij qe eshte deputeti. 4. Po te ishte partia e deleguara e sovranit, nuk do te ishte e nevojshme berja publike e listes se atyre qe do te jene hipotetiksht ne parlament perpara zgjedhjeve, por do te mjaftonte sigla e partise. 5.Me vjen mire qe deputetet e rinj do te kene mundesine te shkojne ne parlament, pasi me duken me te sincerte e te lire se pozita e opozita e vjeter bashke.

    Përgjigju
  • Visi: 13/03/2019 15:02

    Ouuuu! Seriozishte e ke mi DR. Mona? Perderisa votuesit votoj partite dhe jo kandidated perse paraquteni me lista ju pra. Shkoni ne zgjedhje pa lista dhe pastaj sgjidhini mrapa zagaret. Apo si gjithmone ja fute pak si kau peles? Po shko mi zonje se ti je e vetmja qe duhet te rrish ure se deri dje ishe ne rregull me c'do lloj ligji qe u votonte ne parlament.

    Përgjigju
    • LSI: 13/03/2019 15:32

      Mona eshte ligji. Ajo e di kur shkelet dhe kur respektohet ligji. Te tjerat jane fjale ne ajer. Ajo eshte mretnesha jone dhe e gjithe Shqipetareve.

  • Sportisti: 13/03/2019 14:16

    Kesaj duhet ti behen analizat e gjakut, te djerses, te urines se eshte e sigurte qe eshte e droguar, nuk e shihni si eshte me fytyre si oktapod i ngaterruar, dhe nese del e paster akoma me keq duhet ta mbyllni tek portokallet, keshtu ndimoni Liken e te gjithe popullin. Faleminderit!

    Përgjigju
  • toni: 13/03/2019 14:07

    ti mona mund te pesosh ndonje arrest kardiak

    Përgjigju
  • Like: 13/03/2019 14:04

    Tani po ben edhe ligjet kjo a thua jemi monarki dhe kjo debilja eshte monarku. Imagjino nga cfare injorantesh dhe plehrash manipulohemi

    Përgjigju
  • Jeton këlluf gjoleka: 13/03/2019 14:03

    O monika b**e fshatare po pse moj fundërrin ti e bën kushtetutën me liken tat me like floririn. Po të gënjen menja moj fundërrin ordinere moj fshatare e pa gdhëndur ti duhet të kuptosh që soi e sorollopullit tënd i ka dal boja keq në popull. URIME SE REÇI PO TË PRET ME KRAH HAPUR . SHËNDET E LUMTURI NË REÇ O monika përç.

    Përgjigju
  • Mala: 13/03/2019 13:58

    Kjo qe thua ti kryemadhja, eshte tersisht e panatyrshme dhe e paligjshme,Veprimi I atyre qe poashtu me voten e sovrani po vijne, eshte ardhje e natyrshme e pergjegjshme dhe e ndergjegjshme"Deputates erga populum".

    Përgjigju
  • Anton: 13/03/2019 13:53

    Si urdheron shoqja nexhmije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje