Kryemadhi: LSI s'është më parti e Metës me qetësi dhe dashuri, por e revoltës

Me një gjuhë të ashpër politike, Monika Kryemadhi është shprehur se LSI-ja e drejtuar nga ajo, ka ndryshuar. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues, Kryemadhi tha se kjo parti, nuk është i ngjason më asaj të drejtuar nga Ilir Meta, ku kërkonte që t'i zgjidhte problemet "me qetësi dhe dashuri" e donte stabilitet, por është partia e revoltës.

"Meqenëse se ka merak shumë të madh për Lëvizjen Socialiste për Integrim, po ja bëjë të qartë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën kryetar partie, që kishte hallin e stabilitetit dhe qetësisë dhe të dashurisë. Dashuria dhe qetësia me kriminelin ka mbaruar, dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka, dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve për djemtë e tyre të humbur, për fëmijët e tyre të vrarë ne Kolumbi dhe në gjithë Amerikën e Jugut si peng i kontenierëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë. Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, që të ketë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave të shqiptarëve janë shumë të vogla, por të mos harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë. Akoma nuk ka filluar ajo që ai mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar",tha Kryemadhi,

Fjalën e saj, kryetarja e LSI-së e nisi duke komentuar marrëveshjen opozitare, të arritur pak ditë më parë. Sipas saj, qëllimi i kësaj marrëveshje me PD dhe partitë e tjera opozitare është një qeveri tranzitore, sipas së cilëve do të mundësojë realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë qëllim, Kryemadhi tha se ia ka bërë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar, duke theksuar se pavarësisht çdo përpjekeve të tyre për të gjetur një zgjidhje pa arritur deri në pengimin e zgjedhjeve, ata nuk do të lëkunden nga qëndrimi i tyre.

"Marrëveshja jonë me opozitën dhe me partitë e tjera opozitare është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo qeveri tranzitore që garanton parti politike, por qeveri tranzitore që garanton qytetarët shqiptarë që janë të lirë të zgjedhin atë politikan apo atë parti politike që ata duan ti drejtojë. Për sa i përket faktorit ndërkombëtar ne ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi përsëri të palëkundur në qëndrimin tonë. Kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, një sistem të fortë, një sistem të barabartë për çdo qytetar", tha Kryemadhi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Kryemadhi kërcënon Ramën: Çdo shtëpi e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku duhet

Monika Kryemadhi ka qenë e ashpër me kreun e qeverisë, teksa nuk kurseu as kërcënimet. Ajo ka paralajmëruar se vendi do të "pushtohet" nga revoltat e qytetarëve.

"Nuk ka dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve për djemtë e tyre të humbur, për fëmijët e tyre të vrarë ne Kolumbi dhe në gjithë Amerikën e Jugut si peng i kontenierëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë. Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, që të ketë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave të shqiptarëve janë shumë të vogla, por të mos harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë. Akoma nuk ka filluar ajo që ai mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar", tha Kryemadhi,

Ora 13:15
Kryemadhi: Njerëzit e LSI-së të zgjohen nga gjumi, të takojnë qytetarët, jo njëri-tjetrin

Në Komitetin e Drejtues, Kryemadhi u ka bërë thirrje "të sajve" që të zgjohen nga gjumi dhe të nisin takimet me qytetarët. Sipas saj, ky takim me qytetarët, duhet të bëhet për të treguar rolin që ka pasur LSI në qeverinë e Ramës.

"Për sa i përket angazhimeve tona ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri tjetrin ku lëvizja ime si Kryetare e LSI por jo vetëm e imja dhe e Kryesisë ekzekutive, të cilët do ti shikoni më shpesh se cci keni parë kohët e fundit nëpër rrethe, do të jetë e pandalshme. Jo për të bërë takime dhe mitingje të mëdha por për të takuar njerëzit dhe për tu sqaruar. Njerëzit e LSI duhet të zgjohen nga gjumi jo duke ndenjur me njeri tjetrin se unë nuk kam nevojë të bind Erisa Xhixhon, as Nora Malaj, as Profesor Panaritin.  Duhet të takojmë njerëzit të cilët kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës, të cilët nuk e dinë se çfarë ka bërë LSI. Të cilët nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverisje të saj. Edhe pse ne artikulojmë mediatikisht, ne duhet  t’u bëjmë të qartë që roli i LSI në qeverisjen me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit për BE dhe për hapjen e negociatave. Ka qenë vendimtar angazhimi  i LSI. Ka qenë vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e qeverisjes socialiste. Ka qenë vendimtar roli i LSI për gjobat dhe tmerret që ka bërë Rilindja ndaj biznesit. Ka qenë vendimtar roli i LSI për lirinë e medias", tha Kryemadhi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 26/04/2019 18:10

    LSI eshte oartia qe shkaterroi per disa vite PS dhe sot eshte be degradim Ty Monik nuk ka revolte qe te shoeton nga drejtesia .Koha pi afrin dhe do japesh llogari mbi te gjithe pasuribe qe jeni vene pa punuar nje dite , por vetem ne politike

    Përgjigju
  • Fredi: 26/04/2019 17:27

    Kjo bëri 100 gabime gjuhësorë në të folur, kjo fundërrina!

    Përgjigju
  • Marku: 26/04/2019 16:05

    Monika ,se besoj se nuk do flisje per liufte luftetare etj budallallike pa kuptim.Uroj xhenozja te troikasi deren tender dhe pastaj do shofim si do flasesh.

    Përgjigju
  • Mala: 26/04/2019 14:38

    Kjo eshte parti e trashiguese e Ilir Floririt dhe tash zonjes se pare shqiptare,Njekohesisht dy kryparet e opozites me destruktive e shkaterrimtare shqiptare.

    Përgjigju
  • Timi: 26/04/2019 14:30

    Aq ba.......lla qe jeni aty ju vetem me gojore i merrni votat

    Përgjigju
    • CaBone: 26/04/2019 17:29

  • peoples: 26/04/2019 14:24

    Garbage Parti.....Me vjen keq dhe per ca te ditur dhe me personalitet qe bien ne nivelin e kesaj llapaqeneje...Nuk e kuptoj si mund te qendroj dhe te degjoje kete llapaqene Panariti ose Rrokaj?????

    Përgjigju
  • Shpresim: 26/04/2019 14:24

    Kulmi i pacipshmerise e imoralitetit, ti njeh vetem stolin gomarice e dashur, palla nuk te rruhet per pasojat e shqiptareve.....je nje funderrine qe te gerdit sa her llap

    Përgjigju
  • Faik Konica: 26/04/2019 14:18

    Shquptaret po ta tregojne vendin ty me heshtjen e tyre! Sa me shume ata heshtin me shume pellet ti zonja e revolucionit te pellitjeve!

    Përgjigju
  • pjeter: 26/04/2019 14:08

    Une nuk e di pse prokuroria nuk hap ceshtje penale kunder ketyre qe bejne deklarata publike per lufte civile. Po sikur te dali ndonje i cmendur, dhe ta beje vertet ate qe kerkon Saliu, Moni e tufa e tyre?ate pret prokuroria?ne asnje vend normal nuk ndodhin keto deklarata, dhe kur ka pasur raste te tilla, jane thirrur per te dhen llogari per ate c'ka thone, tek ne kur do te ndodhe zonja prokurore e pergjitheshme?jane nxitje te pastra per lufte civile, duhen thirrur e sqaruar mire keta palaco.

    Përgjigju
  • Dulja: 26/04/2019 14:06

    shko moje mbeturine e politikes kushe merret me me ty hyyyyy

    Përgjigju
  • Alekx: 26/04/2019 13:51

    Vertet cdo shtepi ka nje luftetar per shqiperin por jo per kolltukun e b... tende

    Përgjigju
    • Arbëri: 26/04/2019 14:03

      Kjo b... duhet arresrohet sa më parë !

  • Mali: 26/04/2019 13:33

    Shif e shkruaj... ca komenti mund te lesh per kete shefen e lsi. Frika kuptohet qe i ka hyre ne palce.. duket si ajo dhelpra qe ka rene ne gracke dhe nxjer dhembet.

    Përgjigju
  • Cna u ben peshqesh: 26/04/2019 13:14

    Po keto qe nxjerr ti nga goja edhe ajo macja qe ke ne shtepi s'ti beson moj zonje .. Nejse vazhdo pago dhe ca "simpatizant" qe vin marrin leket per te duartrokitur se keni punuar shume e keni lek plot ju cifti presidenzial.. A mortja qe su bie se na u bet peshqesh e s'na lat rehat te ham nje kothere buk edhe ne si gjithe bota.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/04/2019 13:02

    Ore po kjo bajga sikur u kthye n katundin e vet tek bajgat, c ne që doli prap?

    Përgjigju
  • robi: 26/04/2019 12:24

    Taman si gruaja e dr. Gebelsit ne ditet e fundit te luftes ne Berlin qe ju bente thirje grave gjermane te rezistojne deri ne minuten e fundit se Fyrheri do triumfoje megjithese mbi bunkerin e Fyhrerit degjoheshin zinxhiret e tankeve ruse qe po clironin qytetin.Dhe kjo duket ashiqare se nuk eshte mire nga ekuilibri mendor kur thote qe e mbeshtet 60 % e popullit, sot mbeshtetja e popullit per cizmeparticken e leshitlikes ka arritur ne 0.3% pra leshitlikes i kane mbetur vetem sharebajagt e haremit famekeq te Jales kurse opozita e ish deputetve te rruges ka zbritur perseri ne 21% pas krijemit te Bindjes demokratike qe ka arritur me shpejtesi deri ne 9% perkrahje ne popull duke u bere shprese per njerzit demokrate te zhgenjyer,,,,

    Përgjigju
    • Riflo: 26/04/2019 15:11

      Plako ke ngatru k+rin me dollarin, po krahaso nje jashtje me nje Dr.

  • Lodhe: 26/04/2019 12:19

    Mos moj te pame kush je po me bej nje nder xhduku nga tv se ne e ke shpifur njeri budallaqe

    Përgjigju
    • Tosi: 26/04/2019 15:49

      Mallkuar qofte dita qe ka lindur kjo bishe e cmendur qe eshte gadi te djege shqiperine vetem per te ardhur ne pushtet

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan