Kryemadhi me gra në Divjakë: Duhen 5 ditë për të realizuar prioritetet tona, mjafton të thuash 'do ta bëj këtë' (VIDEO)

Në vijim të takimeve të zhvilluara çdo ditë në mëngjës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është ndalur sot në një bashkëbisedim me gra dhe vajza në qytetin e Divjakës.  Kryemadhi tha se një grua sot në politikë e ka shumë të vështirë ndaj duhet solidaritet mes grave dhe vajzave.

"Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mirë", tha ajo.

Duke folur për programin e LSI, Kryemadhi tha se 5 prioritetet e forcës politike që ajo drejton janë të nevojshme për tu vënë në zbatim menjëherë.

"Unë e thashë, nuk duhen 5 muaj për të realizuar prioritetet tonë, por vetëm 5 ditë, mjafton të thuash që do ta bëj këtë gjë, dhe ajo bëhet. Sepse sot të gjithë shqiptarët janë të regjistruar.  Duke formalizuar ekonominë shqiptare, ne kemi impakt të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm në buxhetin e shtetit dhe kjo shkon në investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi e kudo', tha ajo.

Kryetarja e LSI-së shtoi se pikë tjetër e rëndësishme e programit është  arsimi, për vajzat dhe për djemtë e rinj.

"Pse e quajmë këtë kryesore? E quajmë kryesore, sepse nëse ne nuk do të kemi fëmijët tanë të arsimuar, nuk do të konkurrojmë dot nesër në tregun e punës. Nuk do të kemi mundësi jo vetëm për të zhvilluar ekonominë tonë, por edhe për të zhvilluar gjithë infrastrukturën tonë, turizmin, bujqësinë, agro-turizmin, agro-përpunimin", tha ndër të tjera ajo.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020