Kryemadhi: Bizneset mbyllen përditë se kanë falimentuar, Rama s'ka çfarë taksash të ulë! Propaganda e neveritshme (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët dhe përfaqësues të biznesit, në rajonin numër 2 në Fier.

Kryemadhi tha se gjatë pandemisë kanë falimentuar 9 000 biznese, ndërsa shtoi se Rama është me oligarkët dhe jo me biznesin.

"Gjatë pandemisë, kanë falimentuar 9 mijë biznese. Dëmi i pandemisë ka qenë shumë i madh. Njerëzit janë në limite të mbijetesës. Rama miqtë e vet nuk i takson. Rama bën fasadë dhe propagandë, sidomos për biznesin. Njerëzit janë ata që vuajnë taksat e rënda. Formalizimi i biznesit nuk bëhet me kamxhik, por bëhet me bashkëpunim. Rama është bifteku, oligarkët janë kripa e Nusretit. Ata marrin çdo gjë që duhet të ishin para të shqiptarëve. Zotëria ka shkurtuar vende pune. Po ikin të gjithë, por se kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Një ekonomi që zhvillohet, do paguajë edhe taksa", tha ajo.

Deklaratat e kryeministrit Rama se taksat janë ulur, Kryemadhi i konsideron fasadë të neveritshme, ndërsa shton se kjo i ka falimentuar bizneset.

"Tani që po diskutonim ka thënë që nuk do ketë as ulje as ngritje taksash. Nuk ka ca të ngrejë më se ka falimentuar biznesi. Nuk ka çfarë biznesi të tatojë më për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës. Jo jo ato miqtë e vetë nuk i taton ai. Ata përkundrazi ua bën taksën zero. Mua më bëri përshtypje se po e dëgjoja ndërkohë që po vinim këtu te ju, po shikoja që në lajme dhe në portale që ministria e financës thoshte kishim një sistem kënetë taksimi dhe tani po e bëjmë karabinatë.

 Apo kishte rritjen e të ardhurave. Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në TV janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Dhe sot nëse shqiptarët janë më mirë se 4 vite më parë. Nëse paguajnë më shumë ose më pak taksa se 4 vite më parë. Nëse energjia është më e shtrenjtë. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët.

Është arroganca që njerëzit e qeverisë po krijojnë me qytetarët dhe biznesin. Një nga problemet më të mëdha që kemi ne sot është që bizneset sot edhe o vogël dhe i mesëm jo vetëm që  kanë taksa shumë më të larta por nuk e kanë shtetin partner në biznes përkundrazi e kanë armik. Janë në luftë me njëri tjetrin", shtoi ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 19/01/2021 22:49

    Na mbyten bachellat

    Përgjigju
  • Prolemi: 19/01/2021 19:50

    Këtu po falimento gjithe bota kjo thotë po e falimento Rama,nuk e ka kuptuar që mbyllja eshte e detyrueshme ne gjithë boten,Ta votojmë Moniken vetëm që ta fusim vetes tone .A thua te jemi kaq vetëshkaterues?

    Përgjigju
  • Tirona: 19/01/2021 17:14

    Pa tjeter qe do falimentojne bizneset se te shkojsh dhe te bejsh mbledhje partie neper ambjente biznesi dhe tja shtrojsh me omelsina ja ke bere gropen ketyre bizneseve se asnjeri nuk do te mari mundimin te shkoje te ulet ne ato karrike dhe tavolina te biznesit qe kto pseudopolitikane po i qelbin me frymen e tyre qe i vjene era kerme.Si pretendon kjo Leshdhija te drejtoje shtetin kur nuk ka mundesi te paguaje ndonje ambient te mare me qera per te xhvilluar aktivitetin e saj politik, por bredh neper kafenete dhe pasticerite e qyteteve.

    Përgjigju
  • robi: 19/01/2021 16:38

    Akoma me kete sharebajgen e Fierit kjo Nafije fallxhorja, te kapme e ke , shih endrra ne diell oj doktoresha horoskopike

    Përgjigju
    • tosi: 19/01/2021 20:59

      Kjo sygerdoqja, veshllapushja Kejdi dhembcakallja ne ditet e saj me te zeza duke pritur fundin politik te leshelise me 25 prill.shkofte ne ts s'emes

  • O tekayke?: 19/01/2021 14:32

    Rama me oligarket ti je me mua o baxhell !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK