Kryemadhi nga Pogradeci me votuesit për herë të parë: Rinia në fokusin e programit tonë! Fati në duart tuaja, qeveritë vijnë dhe ikin

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Pogradecit të cilët votojnë për herë të parë më 25 prill.

Kryemadhi përmes fjalës së saj tha se është shumë i rëndësishëm angazhimi i të rinjve në politikë, pasi sipas saj rinia është në fokus të programit të partisë së saj.

“Takimi me votuesit për herë të parë për ne është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm si takim por edhe puna që bëjmë si LSI dhe si LRI. Sot angazhimi i të rinjve në politike është i domosdoshëm  për shumë arsye. E para sepse mungesa e të rinjve në jetën politike por dhe në të gjithë strukturën e shtetit shqiptar  ka bërë që jo vetëm të jenë arrogantë, jo vetëm të harrojnë rininë por  të shkatërrojnë sistemin.  Dhe për ne shkatërrimi i sistemit do të thotë që nga shkatërrimi i shkollës, i sistemit arsimor i cili sjell pastaj të gjithë boshllëqet dhe goditjet që vijnë në shëndetësi ekonomi.”

Ajo tha se më 25 prill do marri fund e gjithë kjo fatkeqësi që po ndodh në Shqipëri dhe se duhet të reagojmë të gjithë së bashku për ta ndryshuar.

“Fokusi ynë është që më 25 prill ne ti japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne ti drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që ti drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që ti japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare.”

Kryemadhi gjatë fjalës së saj foli edhe lidhur me largimin e të rinjve nga vendi ynë, problemet e mungesës së stafit mjekësor në spitale si dhe mungesën e mësuesve.

"Një nga problemet kryesore që kemi ne sot është largimi i të rinjve. Sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por  kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie. Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar."

Në fund kryetarja e LSI-së i tha të rinjve se vota e tyre është e rëndësishme dhe se fatin e tyre nuk e kanë politikanët, pasi qeveritë vijnë dhe ikin.

“Por ne duhet të ndryshojmë këtë sistem dhe vota e të rinjve duhet të jetë një votë e cila nuk është thjesht ndëshkuese ndaj politikes por përveç se duhet të jetë ndëshkuese duhet të jetë dhe vendimmarrëse për të krijuar mentalitetin tek pulitka shqiptare që fatin e të rinjve nuk e kanë politikanët, nuk e kanë deputetët, nuk e kanë qeveritë. Fatin e të rinjve e kanë vetë të rinjtë. Qeveritë ikin e vijnë, politikanë ikin e vijnë, ndërsa rinia jonë është ajo që është e përhershme këtu. Pak para se të vinim këtu ishim me doktor Gentin dhe Endritin po pinim kafe por për shkak të kushteve të pandemisë në mënyrë të tillë që të kishim mundësinë për të qenë më sa më shumë të rinj në këtë bashkëbisedim edhe kur e diskutuam dhe me doktor Gentin që për hir të së vërtetës është Kryetari i LSI në Pogradec, do të jetë kandidati ynë në listën e LSI por doktor Genti ka nevojë shumë për votat e të rinjve të Pogradecit, të qytetarëve të Pogradecit. Është e rëndësime sepse ashtu siç i shërben me përkushtim shumë të madh doktor Genti të gjithë qytetarëve ashtu duhet ti shërbejmë dhe ne jo doktor Gentit por ndryshmit. Duhet t’i shërbejmë frymës për të sjellë një risi.”

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupu: 13/02/2021 18:01

    Baxhell Monik ben politik

    Përgjigju
  • tosi: 13/02/2021 15:52

    Po Elona surratnallonen e Durresit dhe Brisida shurreufullen nuk i paske marre ne pogradec mos Sudja e perralles me 5 pika, gruaja me llapaqene , e lajthitur totalisht , ne mjerim dhe deshperim te madh per humbjen qe e pret dhe fundin politik

    Përgjigju
    • robi: 14/02/2021 08:24

      Kete zonen ketu ne Pogradec e mbulon brahimllari dhe Nora, braktisje totale nga elektorati dhe kalim tek shtepia e tyre. Nafije dybeku i leshtilikes , sudja e perralles me 5 pika ne diten e saj me te erret , me 25 prill do ta mxjerrim me shqelma nje here e pergjithmone nga politika gruan me te urryer te planetit

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër