Kryemadhi pas marrëveshjes për 'Zgjedhoren': Tashmë detyra e qeverisë për të integruar vendin në BE! U rrëzua alibia për 'refuzimin e opozitës'

Kryemadhi pas marrëveshjes për 'Zgjedhoren': Tashmë detyra e qeverisë për të integruar vendin në BE! U rrëzua alibia për 'refuzimin e opozitës'

Monika Kryemadhi

TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas marrëveshjes së palëve për Reformën Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkuan se opozita sot mori përmbushi përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë dhe se tashmë është detyra e qeverisë për të përmbushur integrimin në BE cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman.

Ajo thekson se maxhoranca nuk ka më mundësi të përdorë alibi për të fajësuar refuzimin e opozitës për t'u ulur në tryezë, si pengesë për hapjen e negociatave.

"Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.
Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.
Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.
Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.
Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë.
Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Shqipëria është e para!
E ardhmja evropiane e saj është e para!"
, shkruan Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ua Ua: 14/01/2020 18:31

    Monik qe thonte me brek pa brek ne cizme pa cizme nuk ka zgjedhje me Edi Ramen hani hajdarin tani.,,

    Përgjigju
  • O tej: 14/01/2020 18:05

    Ti je...Lanes SPAKU. E pastaj macet te e Gjirit te Lalzit te dhjesin ne preherin tend...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës