Kryemadhi përshëndet Konferencën e Donatorëve: Çdo euro të administrohet me transparencë

Kryemadhi përshëndet Konferencën e Donatorëve: Çdo euro të administrohet me transparencë

1563384730_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshe nga nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili, ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën që vendet dhe institucionet dhanë për Shqipërinë. Kryemadhi tha se familjet e pastreha janë të parat që duhet të ndihmohen , ndërsa shtoi se çdo euro duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

'Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!' shkruan Kryemadhi.

Në Konferencën e Donatorëve, ku morën pjesë mbi 100 vende, u mblodhën 1.15 miliardë euro, ku mbi 300 milionë euro ofrohen si grante pra dhurata, ndërsa pjesa tjetër jepet si projekte dhe hua. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e  zonave të prekurave nga tërmeti, ku dëmet llogariten 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.


Lajmi kryesor:

'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika