Kryemadhi: Problemi i legalizimeve do të marrë fund njëherë e mirë! Me largimin e Ramës do iki varfëria

TIRANË- Ndalesa e radhës e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi është Njësia 8 në kryeqytet, e cila ka pasur premtimin kryesor legalizimin e banesave. Në fjalën e saj, Kryemadhi, është shprehur se qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, këtu i referohet fitores së opozitës, do të dëmshpërblejë të gjithë qytetarët shtëpitë e të cilëve u morën nga shteti për projektin e Bulevardit të Ri, e ndërsa tha se problemi i legalizimeve do të marrë fund njëherë e mirë.

“Sot dua të falënderoj të gjithë organizatorët e këtij takimi. E tha pak më përpara Petriti, që ishim te Njësia 7, tek Njësia 2, sot jemi te Njësia 8, por ajo që është akoma më e rëndësishme dua të theksoj që këtu në këtë vendi, e tha edhe Klevi, përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu. E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do ti dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo. Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’.

Por në asnjë vend të botës ku demokracia është thelbësore, në raste të tilla ku një familjar paguan dritat, ujin, taksat dhe çdo detyrim ligjor, jo vetëm që është i legalizuar, por është super i legalizuar, se ashtu sikurse shteti i merr taksat, ashtu e ka për detyrë ti legalizojë, ti regjistrojë pronën, në mënyrë të tillë që gjithë kjo ekonomi e bllokuar për shkak të legalizimeve, që është përdorur si një mekanizëm korruptiv dhe politik, ti japim fund njëherë e përgjithmonë. Jo vetëm këtu te ‘Bulevardi i Ri’, por edhe tek Unaza e Re. Vepra korruptive e cila nuk solli gjë tjetër, por vetëm korrupsion dhe nxori në pah se si vidhen paratë e taksapaguesve shqiptarë, tregon haptas edhe njëherë atë çfarë rilindja u bën qytetarëve tanë”, tha Kryemadhi.

Zgjidhja, sipas saj është vota në 25 prill që duhet të shkoj për numrin 6 në fletën e votimit që i përket LSI-së, që do të sjellë edhe largimin e Ramës. Ky i fundit për Kryemadhin është personi kyç për të gjitha problemeve që po i shkaktohen vendit.

“Unë sot do t’ju ftoja që të votonit numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju keni votuar për veten tuaj, për fëmijët tuaj, keni votuar për të gjithë ata djem dhe vajza që janë larguar nga Shqipëria, për shkak se nuk kanë punë këtu, për shkak se nuk kanë mundësinë ekonomike, për shkak se nuk u dalin për Zot dot prindërve të tyre qoftë për të paguar faturat e kripurave të ilaçeve të COVID-19 apo edhe të shumë sëmundjeve të tjera.

Rama ka ikur, por bashkë me Ramën do të ikë edhe varfëria, edhe papërgjegjshmëria që e ka kapur këtë shtet.

Bashkë me Ramën do të ikë edhe papërgjegjshmëria, sepse ne më shumë se kurrë sot duam për familjet tona të ecim përpara dhe ti kemi qytetarët tanë të denjë qytetarë evropianë”, tha Kryemadhi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cafi: 10/04/2021 18:39

    Premtimet e Kryekurves floriri as budallenjte nuk i besojne...

    Përgjigju
  • robi: 10/04/2021 16:05

    Sa here te del gjumi naten kur te del ne enderr Edi Rama moj grua e cmendur, e lajthitur moj fallxhore Nafije dybeku. Ke marre fund, je bere si Pal Vata tregohen barcoleta per ty dhe Habib Burgiben qe eshte me hanxhar ne dore per te prere duart e militantit te leshelise ne Puke qe u kap duke blere vota.

    Përgjigju
  • fiks: 10/04/2021 15:08

    ja dhe nje xhevahir tjeter nga kjo hajdutja me cizme. o zot cfare sorollopesh te ndyra ka prodhuar politika.

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/04/2021 13:42

    Mona po na premton se do hame me Luge Floriri nga Floriri i Likes ndigjoni o popull Marrezirat e dhena nga keta njerez qe me 25 Prill do behen Subjekt te Dosjeve koruptive ne Drejtedine e Re mos hani sapunin per Djadh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë