Kryemadhi: Si doktoreshë dhe si fallxhore parashikoj të ardhmen e Shqipërisë pa Ramën kryeministër

Për herë të parë, Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh jo me me deputetë, por me qytetarë të thjeshtë siç tha kryetarja Monika Kryemadhi, tashmë që opozita ka djegur mandatet e deputetëve.

"Konventa kombëtare e LSI-së, mblidhet për herë të parë si shqiptarë të thjeshtë, pa mandat deputeti. LSI-në nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, dashuria që kemi ne për njëri-tjetrin", tha Kryemadhi.

Nuk i munguan edhe batutat me atë që kryeministri Edi Rama e quan, doktoreshë shkencash dhe fallxhore. Fallxhore, pasi sipas kreut të qeverisë, ishte pikërisht Kryemadhi që duke thënë se ka lexuar filxhanin që një E bie (për Edi Ramën) dhe një L ngrihet (për Lulzim Bashën) e çoi opozitën në situatën e sotme jashtë Kuvendit dhe jashtë zgjedhjeve, në rrugë në protesta antiqeveritare.

"LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër", tha Kryemadhi në fjalën e saj në Konventën Kombëtare të LSI-së.

“Jo t’i presim thonjtë, por t’i presim dorën oligarkëve të këtij krimi që ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve. Ne duhet të ngremë një sistem që të presë cdo dorë që do të dojë ta bëjë këtë. Kjo bëhet edhe me vullnet politik, por tani duhet me ligje, e shkruar e zeza në të bardhë”, vijoi më tej Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se e ashtuquajtura reforma në drejtësi sipas saj, është deformuar me qëllim nga një plan mafioz për të lënë drejtësinë pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

"Me qëllim kemi mbetur pa gjykata, të Lartë dhe Kushtetuese, që ligji për kadastrat mos të ketë ku të paditet, por të grabiten pronat e shqiptarëve. Që teatri të shkatërrohet dhe të vidhet prona publike. e shumë ligje të tjera që kanë kaluar", tha ndër të tjera Kryemadhi.

Teksa pranoi që salla e saj kishte më pak njerëz se herët e tjera, Kryemadhi shtriu dorën drejt anëtarësisë socialiste. Petrit Vasili u bë sërish nënkryetar partie, ndërsa Kryemadhi njoftoi vijimin e protestave, dhe takimi i radhës është pasditja e 11 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Kryemadhi: Po na pëlqen më shumë sulmi ndaj institucioneve dhe bllokimi i rrugëve

LSI mblodhi sot Konventën Kombëtare dhe prezantoi programin qeverisës, duke thënë se largimi i Ramës është afër. Kryemadhi tha se karriget e sallës së saj ishin më të zbrazëta, ndaj ftoi socialistët e pakënaqur që t’i bashkohen.

"Kjo konventë është shumë e rëndësishme, por në fakt kohët e fundit ka filluar të na pëlqejë më shumë sulmi ndaj institucioneve dhe bllokimi i rrugëve", u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ora 13:05
Kryemadhi (për Ramën): Bisha e plagosur kërcënon shqiptarët me Kod Penal, por ne do ta rrëzojmë

Duke këmbëngulur se nuk do të ketë zgjedhje farsë, siç ajo i quan ato të mbajtura me kryeministrin Edi Rama më 30 qershor 2019, Monika Kryemadhi u shpreh gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSI-së se zgjedhje nuk do të ketë dhe se LSI do të bëjë çmos për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përmendi edhe ndryshimet e fundit që mazhoranca ka propozuar për Kodin Penal, duke thënë se është një kërcënim me burg që i bëhet shqiptarëve, në kushtet ku sipas saj, kryeministri po ndihet i frikësuar.

"Zgjedhje nuk ka për të pasur as në ëndërr, as në makthin e tij. Bisha e plagosur në thagmat e fundit të saj bëhet më e tërbuar, kërcënojnë shqiptarët me kod penal, do të thotë që frika i ka përpirë dhe helmi që kanë futur në trupin e insektit të tyre do t'i tresë. Prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta rrëzuar këtë regjim për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve", theksoi Kryemadhi.

Ora 12:53
Kryemadhi: Ramës do t'i përgjigjemi si Dritëro Agolli me vargjet e 'Vagabondit'

Duke cituar disa vargje të poezisë "Vagabondi" të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është shprehur se për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama do të përdoret çdo mjet, ku siç paralajmërojnë edhe vargjet e Dritëroit, përgjigjja ndaj vagabondëve, është t'i rrahësh.

"Dritëro Agolli ka shkruar një poezi vagabondët për dy vagabondë që rrahën një grua, mbasi e shpjegon, e mbyll poezinë me dy vargje:

Unë u rraha me ta dhe u grisa në gjoks e krah

si mund të rrija në paqe, poeti duhet të dijë të rrah

 dhe jo vetëm të thurë vargje...

E pra ne do të dimë si të sillemi me këta vagabondë që rrahin dhe shtypin shqiptarët. Jeta e shqiptarëve është çdo minutë për të qenë jetë, frymë, dhe garanci për fëmijët e shqiptarëve. Prandaj vagabondëve do t'i përgjigjemi me të gjitha mënyrat, si nëna mbron fëmijët, si burrat strehëzat, prandaj nuk do ndalemi në asnjë moment. LSI-ja duhet të mbajë këmbën vetëm në gaz për shkatërrimin e krimit të organizuar. Ne do të vendosim rendin kushtetues. Në Shqipëri do apo nuk do ai do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët. Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar", tha Kryemadhi.

Ora 12:52
Kryemadhi i' qan hallin' socialistëve: Ishte trishtim i madh për mua...

Në fjalën e saj në Konventën kombëtare të LSI-së, Monika Kryemadhi solli në vëmendjen edhe Samitin e Berlinit ku kryeministri Edi Rama ishte i ftuar. Sipas saj Rama duhet të kishte me vete në krah figura nga Partia Socialiste, duke i bërë një ftesë këtu deputetëve të partisë ku vetë Kryemadhi ka qenë anëtare në themelimin e saj.

"Sa më parë të shembet ky regjim aq më shumë shanse do të kenë shqiptarët për një integrim evropian. Falë këtij regjimi humbën sërish shansin për hapjen e negociatave, po rrezikojmë edhe rikthimin e regjimit të vizave. Mori në qafë edhe vëllezërit tanë kosovarë. Krimi i organizuar dhe oligarkia po rrezikojnë demokracinë dhe të ardhmen tonë. Ramës i mjaftojnë vetëm këto, nuk i hyn më në punë as PS.

Ishte trishtim i madh për mua si një ish-anëtare e PS që në nëntor të vitit 1991 dhe jo vetëm për mua por dhe shumë socialistë të tjerë që të shikoja Kryeministrin e vendit tim në një samit të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, siç ishte Samiti i Berlinit. Dhe të shihja që në krah të Kryeministrit të v endit tim nuk kishte njerëz me reputacion, serioz dhe me eksperiencë qoftë edhe të PS. Shqipëria jonë vërtet është e varfër por njerëzit nuk i kanë munguar  asnjëherë asaj. Aq më shumë PS. Partia Socialistë meriton shumë më shumë se butaforitë primitive, egocentrizmin e një Kryeministri dhe Kryetari partie në ikje. I cili nuk prodhon gjë tjetër  veçse trishtim dhe dëshpërim për shqiptarët. Më lejoni të ftoj të gjithë ata socialistë të tradhtuar, nga idealet e tyre dhe programi i social demokracisë, të cilin Rilindja e ktheu në grabitje të biznese dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, ku solidaritetin dhe barazinë njerëzore e ktheu në një gjenocid të heshtur për rininë shqiptare, t’i ftojmë dhe të hapim dyert për të gjithë ata socialistë të cilët janë të drobitur nga shfrytëzimi i pamëshirshëm i sektit të Rilindjes. Dhe ne do të luftojmë së bashku, të gjithë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, -tha Kryemadhi.

Kryemadhi sulmoi kryeministrin Rama jo vetëm për mënyrën si ka qeverisur Shqipërinë por edhe për qëndrimin ndaj Kosovës.

“Pikërisht se trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me oturakun e qarqeve antishqiptare. Pikërisht sepse dhe në politikë dhe në diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve, guxuan deri aty sa të hedhin në treg për turpin e tyre dhe ndarjen e Kosovës. Aq sa u desh një Samit i madh evropian për ti thënë një JO të madhe pazarxhinjve të trojeve shqiptare".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahaha: 06/05/2019 01:16

    Jam dakort me çdo koment tuajin. Por kjo parti mori 19 deputet kur PS dhe PD u bene bashk per ta zhdukur. Doni apo nuk doni ju kjo parti sikur te ishte ne koalicion me nje mga partit e medhaja sot do kishte 25 deputet. Bashkimi i frontit opozitar sot e frikson Ramen

    Përgjigju
  • I ka ikur truri kesaj?: 05/05/2019 15:51

    Po ka me mashtruse se ju moj zhgaravin,ti edhe ai trapi tjeter qe mendoni se do rrezoni qeverine me pair! Po mendoni se do ta beni Shqiperine Venezuela?Jo moj grua e degjeneruar nuk e ben dote kete ti, edhe ai vrasesi tjeter..Jo se ka zot ky vend!

    Përgjigju
  • Notari: 04/05/2019 19:51

    Te ka ikur mendja se po u vjen fundi te dyve qener... Zhdukuuuuuuu pleh!!!

    Përgjigju
  • Llari Llari BrahimLlari: 04/05/2019 19:47

    Nuk merret PUSHTETI me "FJALIME" ALLA "SUDE" !!!!!!! Vetèm SUDJA e Famshme e VITEVE 1994-1997 , i GÈNJEU dhe i MASHTROI , SHQIPTARÈT , duke ju marr çdo QINDARKË që kishin në XHEP !!!!!??? Por ju të LSI(LesheLisë) jeni më të RRËZIKSHËM edhe se SUDJA , edhe sesa PUSHTUESI më i EGËR i gjithë BOTËS !!!!!!!!! Ju të LSIsë HAJDUTËRISË , jeni VJEDHËS PROFESIONIST me DAMKÈ BOTÈRORE , që ishalla O ZOT i MADH , u SHOFTË FARA JUAJ e URRYER !!!! Ju jeni KRYEHAJDUTË , PLAÇKITÈS , GRABITQARÈ , që duheni RRJEPUR të Gjallë , sepse e keni katandisur Shqipërinë në 2 MILJON BANORÈ !!!! Prisni edhe pak sa të ngrihet SPAK dhe BKH dhe do flasim për VOTAT pastaj !!!!! LSI èshtè njè ÇETÈ KUÇEDRRASH , HIENASH dhe ÇAKENJËSH , që mezi presin të futen tek ZYRAT e SHTETIT , dhe pastaj ti bëjnë ato COPA-COPA me VJEDHJE , ZHVATJE etj etj etj etj etj etj !!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e çdo HAJDUTI të SHTETIT dhe të POPULLIT !!! KANCER dhe TUMORE për FAMILJET e HAJDUTËVE , që marrin më qafë një POPULL të tërë !!

    Përgjigju
  • Demokrati: 04/05/2019 18:54

    Nuk je Diterroi ti je ne mjerane e politikes qe vuan per pushtet .Por nuk mund te moresh ti pushtet as me vote se te njohu bota dhe tere populli .Ti i qen hallin popullit por populli nuk eshte me ty ty te urren ai se e tille je .

    Përgjigju
  • Demokrati: 04/05/2019 18:50

    Je nje kone qe leh xham xhham pa kure vlere dhe dinjitet do ishte mire te ktheje femijet e tu ne tirane dhe te arsimohen atje .te ktheje floririn e vjedhur dhe lekun e mare nga bisneset e tua ne malin e tomorit .Je tamam fallxhore por nje njeri i urryer qe shkaterove vendin dhe cdo gje e mire qe behet per vendin dhe helmove mendjen e rinise me bemat e tua .

    Përgjigju
  • Ziko: 04/05/2019 18:17

    Ti vetem koler e shqiperis mund te jesh e zhvatet kete popull per se gjalli lerini njerzit te punojn e boll vodhet ka 30 vjet qe nuk ngre kok ky popull me mashtrimet tuaja ngelet dhe pa karrige tani. Nuk kuptoj ku i gjeni gjith keto lek qe paguani kta te rinj qe nxirni ne protesta me flakadan qe nuk kuptojn djegin goma e ndotin ajrin e mushkrit e te pa fajshmeve. Ti dhe shoku yt i ngusht Luli qe ka vjedhur me lopat mos u ngopshi kurr dhe nje dit do ngrihen kembet e do ti bien kokes tuaj qoft sa me shpejt se e kishit pushtetin dhe vetem e vodhet tani dhe kickat e njerzve doni te hani.

    Përgjigju
  • Ela: 04/05/2019 17:45

    Po si ske turp mi fallxhore? U bere ti te tallesh me titullin doktoreshe ? Qe njerezve ju dalin trute mbi libra per ta fituar deri ne fund te jetes kete titull.te lash gojen kur ta permendesh. Gje e ulet,hajdute me cizme.

    Përgjigju
  • Chicago: 04/05/2019 16:50

    Po cfare beri kaq vjet kjo zonja qe flet gam gam gjithe diten pse nuk e regullovi me perpara nje here me ps nje here me pd cfare loze kjo zoragora apo beri beri pallate shtepi ne plazh. Femijet ne shkolla jashte shteti me kujdestar me vete tani po kojtohet per popullin ike moj shure ske turp qe del aty nuk e di si e beson ky popull ate vasili dhe ate sekretarin nuk i oneps dotete qe e shikojn kryetaren etyre qe flet brockolla

    Përgjigju
  • Xxx: 04/05/2019 16:47

    Ik moj fantazem se te ka dale boja fare

    Përgjigju
  • Sifi: 04/05/2019 16:45

    Cmenduria njerezore kalon cda cak te fantazise . Kush flet per hajdutllik dhe per oligark . O zot ndihmoje kete njeri se qekur hodhi cizmen ne parlament nuk eshte mire . Hipokrizia e Mones neveri publike . Shqiptaret nuk jane budallenj dhe po qeshin me ty dhe Lul tocin

    Përgjigju
  • dulja: 04/05/2019 16:42

    gjalle ne bote se te besone ty populli dhe lulite hyy plera

    Përgjigju
  • Xxc: 04/05/2019 15:22

    Hahahaha po fallxhorja, ku te vi te me shikosh pak te ardhmen??

    Përgjigju
  • Berti: 04/05/2019 14:49

    Hahaha sa i ka djegur fjala fallxhore dashnores se Tan Lepurit dhe Tonit te kombinatit hahahaha Muna( Muni greqisht) hajaha mos shkoni si Mona ne dasem hahahaha

    Përgjigju
  • mali: 04/05/2019 14:43

    Ju te shqiparja.com a mund te boni nje sondash ne emisionin e mengjezit sa e dojne shqiptaret Monen Kryeministre ju faleminderit.

    Përgjigju
  • Luli: 04/05/2019 14:38

    Zonja Mona shum e sakte,po a mendojne 1 milion shqiptare siç mendon kjo bushter e pa fyture.

    Përgjigju
  • Raul: 04/05/2019 14:06

    Mrrokllat dhe broçkulla e Nafije Fallxhores , la nam, mjerë kush e drejton leshinelkes

    Përgjigju
  • Hason pordha: 04/05/2019 13:53

    Kurse un hason ta ve lala sone po të përgjigjem me vargjet e vagabondes ordinere pa pik niveli e pa pik turpi e karakteri. O moj mona vagabonde ti kujton se ktë popull e mashtron po ti haron se ti ske asnjë nivel vetëm je një teveqele o mona pa pik nivel.

    Përgjigju
  • Un fen ti pi: 04/05/2019 13:49

    O buçja doktoresh e horoskopit a e di ti se sa e urrryer je ti për Shqiptarët ? ? ? Po ti bën si sikur s'kupton. Se ti e di shum mir që je njeriu më i urryer i Shqiptarve.

    Përgjigju
    • Tosi: 05/05/2019 17:38

      Çfarë doktoresha leshi është kjo Nafije, nuk dinte të lexonte një numër me 6 shifra kur ishte dikur në parlament,la nam, e lexoi 4 herë dhe në fund përsëri e tha gabim. Kjo është vetëm një grua monstër që e ka përdhosur rëndë figurën e gruas shqiptare, grua presidenti që del rrugëve për pushtet se nuk i mjafton ai presidencial që e ka në shtëpi por do pushtet perandorak, femra më e urryer në Shqipëri

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit