1 ditë para regjistrimit të koalicioneve në KQZ, Kryemadhi takon Bashën, diskutojnë për marrëveshje pas zgjedhjeve! Përqafime dhe të qeshura para selisë së PD

Një ditë para përfundimit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka takuar në selinë e PD kryedemokratin Lulzim Basha ku kanë diskutuar që të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve, ndërsa me 25 prill të shkojnë me lista të veçanta.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku, tha se ky takim i cili ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë është bërë për të rakorduar detajet e fundit të koalicioneve, pasi nesër mbyllet edhe marrëveshja e PD me aleatët, kurse LSI, siç edhe e kemi ditur më parë do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. 

Sot Basha pritej të takohej edhe me Kreun e PR Fatmir Mediun, por ky takim nuk u zhvillua . Ndërsa Kryemadhi është shoqëruar në takim me Bashën edhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i cili është larguar nga selia e PD më herët. Në përfundim të takimit, ajo që vihet re nga pamjet e Report Tv është se kryedemokrati dhe kryetarja e LSI duken të qeshur, ndërsa kanë shkëmbyer edhe përqafime me njëri tjetrin.

24 shkurti është afati i fundit kur opozita e bashkuar duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e partive që do të përbëjnë koalicionin opozitar. Kurse data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, këtu bëhet fjalë për Agron Dukën në Durrës, Nard Ndokën në Shkodër dhe Dashamir Shehin dhe Shpëtim Idrizin në Tiranë. Koalicioni i opozitës së Bashkuar duket se do të jetë i vetmi në zgjedhjet e 25 prillit,  pasi Rama ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti tjetër.

Vasili duke dalë nga zyrat e PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
VIDEO/Shaka e përqafime mes Bashës e Kryemadhit, në fund u buzëqeshin dhe kamerave

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar një takim mes tyre në selinë blu mbrëmjen e sotme. Takimi duket se ka shkuar shumë mirë dhe se palët nuk kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre për vetë faktin se në ambientet para selise blu ku Basha po përcillte Kryemadhin ato u panë të qeshur dhe duke u përqafuar mes tyre. Në fund pas bisedës, para se të hipnin në makinat e tyre, u kthyen nga kamerat duke u buzëqeshur gazetarëve.

 Kujtojmë se ditën e nesërme është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ për zgjedhjet  e 25 prillit.

Be.K./E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kur është koha e duhur për të pirë ujë me limon