'Aspak respekt për shqiptarët e Maqedonisë', Rama i përgjigjet komentuesit pasi qeveria nuk shpalli ditë zie kombëtare për 45 viktimat e aksidentit në Bullgari: Respekti s'tregohet me dokrra

'Aspak respekt për shqiptarët e Maqedonisë', Rama i përgjigjet komentuesit pasi qeveria nuk shpalli ditë zie kombëtare për 45 viktimat e aksidentit në Bullgari: Respekti s'tregohet me dokrra

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një komentues në rrjetet sociale, pasi ky i fundit i kishte kërkuar një reagim për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku vdiqën në aksident 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka akuzuar Ramës se nuk ka respekt për ta dhe se është një ndër më të painteresuarit, kjo sepse qeveria nuk shpalli një ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Ndërkohë kreu i qeverisë thotë se ka shprehur ngushëllimet e tij që mëngjesin e asaj dite kur ndodhi aksidenti tragjik dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet. Sipas Ramës respektin e ka treguar me vepra e jo me dokrra.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta