'Kombinati' shtyn 'lirinë me pikatore'! Rama: Pas të hënës zgjasim orarin e lëvizjes...por përsëritësit në burg! Konfiskim malli bizneseve (VIDEO)

TIRANË- Panorama e ofruar ditën e sotme nga tregu i Kombinatit, sikur të ishte një ditë normale, është bërë shkak për shtyrjen e lehtësimit të masave. kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ishin planifikuar që ditën e hënë të viheshin në zbatim disa masa lehtësuese, por kjo gjë është shtyrë për më vonë, pa dhënë një datë konkrete. 

Në komunikimin që pati për mediat pasditen e kësaj të shtune, Rama ka bërë me dije se do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, do të zgjerohet afat i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur, do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie apo konfiskim malli për bizneset. 

Ai e ka quajtur histori suksesi reagimin e popullit ndaj masave të marra nga qeveria, duke kontribuar që Shqipëria të ketë një bilanc jo aq tragjik sa vendet fqinje, por kjo, theksoi kreu i qeverisë, nuk do të thotë që qytetarët duhet t'i thyejnë rregullat nga dita në ditë.

Masat lehtësuese që do vihen në zbatim pas të hënës
1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet
1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Rama: Shqipëria mund të bëjë histori suksesi, nuk mund ta humbin luftën për qejfin e atyre që nuk marrin vesh!

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria me masat e marra nga qeveria dhe nga reagimi popullor po hyn në histori suksesi. Edi Rama tha se aktualisht ka një numër shpresëplotë të të shoqëruarve e megjithatë kjo nuk duhet të shërbejë që qytetarët të neglizhojnë masat mbrojtëse, pasi bilancet e luftës tha ai, bëhen në fund.

"Na duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masa që një pakicë absurde të mos marrë në qafë shumicën që duhet ta lehtësojmë sepse po lufton dhe reziston në mënyrë shembullore. Nuk mund ta humbin këtë luftë për qejfin e atyre që s'po duan të marrin vesh. Do ta fitomë këtë luftë me sesben. Shqipwria është në gjendje të bëjë një histori suksesi. Sot kemi numër shërimesh që na jep optimizëm. Duhet të mos harrojmë se bilancet e luftërave bëhen në fund dhe nuk ka ndeshje që fitohet pa rënë bilbili. Ne duhet të vazhdojmë të rezistojmë ndërsa bilbili të vazhdojë të bjerë fort për sabotatorët e papërgjegjshëm të kësaj lufte për jetë a vdekje, dhe kemi detyrimin të dalim kryelartë", tha Rama.

Ora 17:08
Rama: Do zgjerojmë oraret e lëvizjes për këmbësorët dhe makinat, por do ashpërsojmë masat! Konfiskim malli për bizneset që s'respektojnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të zgjerojë fashën e orarit të lëvizjes së këmbësorëve dhe makinave private, por do të ashpërsojë masat deri në burgim në rast të mos respektimit të rregullave.

"Në Shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj e bën zinxhir për të 7-ta, kështu është kjo luftë. kur e vumë këtë fashë orare, e vendosëm që do të zgjatje deri të hënën, por u detyruam ta shtyjmë me disa ditë. E keqja nuk ka ardhur akoma. Kjo nuk është çështje oraresh apo rregullash, por e disave që u ka mbetur sahati 12. Ja kush është plani që po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt. Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të ndëshkohen me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 05/04/2020 23:21

    OR KRYEMINISTER SOT U BENE 20 VETA QE KANE VDEKUR NJERI ISHTE 61 VJEC,,,,PER CFARE SUKSESESH NA TREGON,,KE VETEM 1000 TESTIME KUR DUHEJ TE KISHE BERE 500.000,,,EDHE NA HAP DYQANET DHE SUPERMERKATET ME GJATE NE ORAR DERI NE ORA 2 TE DREKES,,,,SE PO THYEJME TURINJTE TE GJITHE NE NJE KOHE,,,EDHE KAFET + FAST-FOOD HAPI ME ORAR TE REDUKTUAR 7-2 TE DREKES,,,POR ATA QE PUNOJNE NE LOKAL TE JENE TE PAISUR ME MASKA E DOREZA,,,DHE TE TE KENE ME LIGJ TE INSTALUAR LAVASTOVILJE PER TE LARE GOTAT SEPSE NUK I LAJNE MIRE VEC ME UJE E TEST,,,,MOS I HAP SHKOLLAT,, UNIVERSITETET ,,KOPSHTET,CERDHET,SEPSE JANE SI BOMBA INFEKSIONI DHE TRANSPORTIN URBAN MOS E HAP SE EDHE ATY MUND TE KEMI INFEKTIM TE MADH,,,,TRANSPORTI I PUNETOREVE TE BEHET ME MAKINA PERSONALE OSE FURGONE TE DEZIFEKTUAR,,,..duhet pare mundesia qe te behet nje tramvaj ose metro ne tirane me kater linja si fillim….

    Përgjigju
  • Selimi nga Durresi: 05/04/2020 07:56

    Zt.Rama! Te falenderoj per punen e bere nga Termeti 26.Nendorit dhe sot ne luften e madhe qe po bene kunder koronoviruesit.Sigurisht shqiptaret te majt e djatht nuk e harrojne.Ti po mere cdo dite urime e pergezime nga te gjithe pa preashtim .Edhe edhe opozites shpifse dhe gojarake ja ke mbyllur gojej dhe vertet ashtu eshte.Nje shqetesim desha te thojsha per pensjonistet,pase nje i tille jame vehte. Lexoj,shikoj lajmet ju ndjek juve bisedoj me shum shoket e mi pensjonist e veteran,kane te njejtin shqetesim.Kerkojne nga ti venjen dore ne zemer per pensjonistet. Te pakten nje ose dy here ne jave te lejohen 2-3 Ore leje per te levizur .Jo te ulen ne stole e lulishte por te levizin duke zbatuar rregullin e detyruar.Ekan te domozdoshem te levizim.Une qe po te shkruj kam qyshe me 9.Mares qe nuk kam dal nga shtepija,si une ka shum e shume tjer. Studjoje,konsultoje me specjalist e mjek dhe punen tone Ju faleminderit po ma ndigjuat llafin.

    Përgjigju
  • Iris: 05/04/2020 03:26

    Z.Rama duhet te lejoje pensionistet dy ore te dielen,te kene ID me vete se shume shqiptare duken te plakur para kohe,dhe tu mundesoje autobuza te shoqeruar me police per ne treg ,pasi nuk besoj te ecin shpejt.

    Përgjigju
  • Arjani: 05/04/2020 01:06

    Ore rama nuk na dhe pergjigje se si e bete shtepine si bunker ne surrel me 2000 m katror oborr,,me c'fare lekesh,se ti ke thene se ke vetem 3000 euro ne banke,,,;me rroge apo nga nje burim tjeter...po ashtu per saliun,.meten,.bashen., dhe te gjithe ata qe kane vila ne farke dhe gjirin e lalezit,,,spaku duhet te hetoje pronaret e ketyre vilave....suksese rama kemi boll 1 milion refugjate neper bote,,,500.000 te varfer ne shqiperi,,,500.000 te papune...///

    Përgjigju
  • Vlore: 04/04/2020 22:24

    Ore ç behete me Kokedhjemen Mihale në burge eshte?

    Përgjigju
  • Vlora: 04/04/2020 20:18

    Ooooo tironca Nuk ka arsye qe per ca budalleqe qe beni ju te penalizohen te gjith qytetet Mbani radhen oooooo tironca Z :KM NUK MUND QE PER NJE TR TE PENALIZOHEN EDHE QYTETET E TJETE

    Përgjigju
    • Habibi: 04/04/2020 21:58

      Se ketu ne Vlore po japim shembull te sbatimit te rregullave. Jane ca koketope qe u duket trimeri te mos mbajn maska dhe distance ne rradha

  • frederik: 04/04/2020 19:14

    nuk ka kuptim te thuhet qe e keqja ska ardh akoma, por pavareeisht kesaj levizja do lirohet, biznesi do lirohet. OBSH thote beni kujdes me hapjen. duhet te vazhdojne te pakten 2-3 jave masa me rigoroe ( jo burgu se po u be ajo shkon kryeministru dhe parlamenti per shperdorim detyre)

    Përgjigju
  • Rikja: 04/04/2020 19:03

    O Hysni, po 80% te mabrtesve nuk shfaqin simptoma.Do to thot qe kemi edhe 1000persona verdall qe jane te semure po nuk e dine dhe qe infektojn te tjeret.Nese nuk behen tampona të gjehen ato 1000 do ta kemi virusin ne qarkullim pa fund dhe kjo situatë sfo mbaroj.Ska lidhje politika ketu Hysni eshte çështje statistikash.Vendet ebtjera qe kane shtuar tamponat po shofin rezultate.Po kshu eshte kur injorantet si ty tani qe ekziston interneti mund te thone mendimin e tyre.E verteta eshte se ne skemi kapacitete per asgje ne fushen e mjeksisë dhe izolojme njerezit ne shpi dhe mbysim ekonomine si rjedhim.

    Përgjigju
  • Hysni: 04/04/2020 17:49

    Këta që kërkojnë më shumë teste as ja kanë haberin testimit. Po ja u testova dhe dola negativ. Pas testimit gjith qejf shkoj takoj një shokë që nuk e fi por ai ka dalë pozitiv. Pas këssj unë si rregull duhet të testohem prapë. Ky është një zinxhir i pa fund. Dëgjoni çfarë thotë mjeku Pipero dhe Kalo, ose të gjithë mjekët e tjerë që kanë dalë dhumë herë në ekrane. Mos dëgjoni Salp, Bashë, Tritanin se ata nuk u hynë në punë fare shëndeti ynë. Vetëm një qëllim kanë:ta nxjerrin të turpëruar Ramën pa në esfel vavshin shqiptarët.

    Përgjigju
    • A S: 04/04/2020 19:10

      Ka nje arsye shume te forte perse duhen bere sa me shume testime. Qellimi i testimit nuk eshte te qetesohen te testuarit qe jane negative. E kunderta eshte e vertete. Duhen kapur sa me shpejte ata njerez qe jane pozitive, dmth bartes te virusit, ne menyre qe te izolohen sa me shpejte te jete e mundur. Kjo eshte ndoshta arsyeja kryesore pse Koreja e Jugut ka relativisht pak raste krahasuar me numrin e popullsise. Ata synuan zbulimin sa me shpejte te bartesve te viruesit dhe hetuan thellesisht kontaktet e mundshme te secilit rast duke minimizuar perhapjen ne popullate. Kjo nuk do te qe e mundur pa testime masive. Kush mendon se testimet jane te panevojshme, boll te shikoje sa rendesi po i japin shtetet e perparuara si Britania e Madhe, SHBA, Gjermania etj.

    • haha: 04/04/2020 18:08

      Bravo...kjo eshte llogjika....te tjerat jane lloqe te kota. Une mund te bej testimin sot dhe te jem negativ por kjo nuk do te thote qe diten e neserme nuk e marr virsusin. Atehere duhet ta ribej testin. Qeveria po optimizon resurset qe ka dhe po e ben me se miri. Te tjerat alla Basha & Berisha jane propagande e hapur dhe injorance totale. Keto propozojne masa vetem per te cuar shtetin ne krize financiare dhe si pasoj ne kriza sanitare te paperballueshme per mungese fondesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit