Fjala përmbyllëse në Ministerialin e OSBE/ Rama: Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses! Objektivi ynë i radhës është zgjedhja anëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB

Kryeministri Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE, mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë . Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

"Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE", ka thënë Kryeministri.

Kryeministri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.

'E nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend i yni. Më pas vetëm pak kohë pas nisjes sonë ia behu pandemia e frikshme. Na u desh të punonim nga shtëpitë. Negociuam buxhetin për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Nuk duket si diçka për t’u theksuar por më lini t’ju kujtoj se e kemi bërë para OKB, nuk është gjë e vogël. Në korrik humbëm drejtuesit e OSBE. Nuk kishim konsensus për të katërt dhe Shqipërisë iu desh të merrte më shumë përgjegjësi. Morëm situatën në dorë ku ishte e nevojshme. Më pas erdhi Bjellorusia, papritur struktura me më shumë reputacion u dukën se ishin të padobishme. Kështu që organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për trajtimin e çështjes. U përpoqëm të ndihmonim por oferta jonë nuk u mor në konsideratë. Kjo situatë rajonale u ndoq nga një tjetër goditje që ishte luftimet e ashpra në kontekstin e luftimeve Nagorno-Karabakhut. Këto armiqësi të reja e bënë bashkëbisedimin më të tendosur e më të përçarë në OSBE. Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asgjë që të na ndalte në punën tonë. Treguam ambicion tonë, e bëmë në mënyrën shqiptare, me zjarr, këmbëngulje, ca karizëm ndoshta. Mësuam gjatë punës, por bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve. Ky këshill është fundi i lumtur", deklaroi Rama.

"Shqipëria mund të jetë një vend të vogël por ne donim të bënim gjëra të mëdha. Vendi ynë kurrë nuk ka pasur një rol të tillë më parë. Përderisa arritëm rezultate në këtë vit plot kriza Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida. Do t'i garantojmë gjithkujt që do të qëndrojmë pranë jush si pjesë e Trojkës për t'iu ndihmuar sa më shumë mundemi", tha Edi Rama.

Ministeriali i radhës i OSBE, u zhvillua më 3 dhe 4 dhjetor, organizuar nga Shqipëria online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij dje në fillim të këtij Ministeriali Rama tha se vizioni për një Evropë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten.

Shqipëria e mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së në fillim të janarit dhe e drejtoi vitit 2020. Një prej çështjeve që Shqipëria vuri si prioritet ishte çështja e konfliktit në Ukrainë, nga ku Kryeministri Edi Rama e nisi misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së.

Një tjetër çështje në të cilën Shqipëria u përshi ishte edhe kriza e madhe në Bjellorusi.  Shqipëria e mbyll kështu Presidencën e OSBE, e para eksperiencë për vendin tonë në këto nivele.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Gjermania falënderon Shqipërinë për kryesimin e OSBE/ Ministri i Jashtëm, Heiko Maas: Punë shumë të mirë në kohë të vështira

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas falënderoi sot Presidencën Shqiptare për punën e e bërë në krye të OSBE. Lajmi është bëri i ditur në një postim edhe nga ambasada gjermane në Tiranë.

"Falënderimet dhe urimet tona të sinqerta për drejtimin e suksesshëm shqiptar të OSBE-së për vitin 2020. Në kohë jashtëzakonisht të vështira, Shqipëria ka bërë një punë shumë të arrirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë. Kjo shihet gjithashtu tek Këshilli Ministerial, i cili aktualisht po zhvillohet virtualisht dhe në Tiranë, dhe ku po merren përsëri vendime të rëndësishme, ndër të tjera emërimin e katër pozicioneve të larta

Ne duam një OSBE të fortë e cila është në gjendje të veprojë. Unë i përgëzoj përzemërsisht kandidatët e suksesshëm, ndër tyre dhe zonjën Helga Schmid, për emërimin e tyre! Ne do t'ju mbështesim në punën tuaj kudo që të mundemi", ka nënvizuar Maas.

Ora 14:56
Kryesuesja e radhës e OSBE/ Suedia: Shqipëria mbajti angazhimet edhe në situatë pandemie, mbi këtë trashëgimi vijojmë punën

Përfaqësuesja e Suedisë, e cila merr kryesimin e radhës të OSBE-së pas Shqipërisë, vlerësoi punën e Shqipërisë, e cila nuk la pas asnjë angazhim edhe pse ishim në situatë pandemie.

"Falë angazhimi të drejtuesit Rama dhe ekipit të tij të gjitha angazhimet janë mbajtur edhe pse kemi qenë në këto kushte pandemie.

Mbi trashëgiminë shqiptare do të ndërtojmë edhe hapat në vijim edhe kur pandemia të përfundojë", tha përfaqësuesja e Suedisë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vangjush Xhina Petro Bleta: 04/12/2020 15:28

    O venaliu i zbrit nga mali Edi Rama është Burr shteti Burr i rrall o venaliu pall. Edi Rama s'ka vra njeri e s'ka bo anarshi e rëmpall si Saliu pall. Edi Ramën e Respektojn Burra shtetesh madhështor e Edi flet 5 gjuh të huaja prefekt. Kurse ti o venali i zbrit nga mali sdi as Shqip me fol o gaxhol. Ec përpara Edi Rama e vazhdo Shqiprin na i ndero. Leni qent me lef se vetëm Gërdallën Sali gëzojn kta analfabet që jan ibret.

    Përgjigju
  • venaliu: 04/12/2020 14:27

    ku e pe suksesin o mrrokull, apo mendon se do besh propagande edhe ketu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki, hotelet s’paguajnë taksën e fjetjes! Kryebashkiaku Ndreu: Task-forcë, do pezullojmë lejet për stacione plazhi

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki, hotelet s’paguajnë taksën e fjetjes! Kryebashkiaku Ndreu: Task-forcë, do pezullojmë lejet për stacione plazhi