1747162884_Gq2GbvJXkAAFBHO.jpg

Edi Rama dhe Andrej Plenkovic

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten', - shkruan Plenkovic.


Lajmi kryesor:

Liderët e BE njohin zgjedhjet dhe urojnë fitoren e Ramës! Merz dhe Macron mesazh në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE