Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së

Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është përplasur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksokin.

“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vit të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Bogovinë, raportojnë mediat vendase.

Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që I mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi Ahmeti.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski para mediave komentoi deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”, u përgjigj kryeministri.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një status në rrjetin social Facebook, ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por t’i ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024.

Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSH-në, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22 vite në koalicionet tona të përbashkëta.

Përgjegjësitë, të bërat e të pabërat, i kemi ndarë bashkë. Ne nuk kemi ndryshuar në qëndrimet tona, por të gjithë të tjerët kanë ndryshuar në qëndrimet e tyre varësisht të rrethanave, a janë me ne në koalicion ose jo.

Prandaj, ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për ti ikur asnjë përgjegjësie të sajuar në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila gjithëmonë është ndarë me ju, por për ta respektuar votën e sovranit, për ta ndaluar nënçmimin e shqiptarëve, për ta integruar vendin në Bashkimin Europian, për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesit të privatizimit, si dhe drejtësi joselektive të monitoruar ndërkombëtarisht”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën

40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën