Kryeministri i Rusisë surprizon Elhaida Danin, Ambasada Ruse në Tiranë: Kultura na bashkon

Elhaida Dani në Moskë

Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi. Ajo është pjesë e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhaida ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’. Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.

‘E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti  Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj.

Nuk ka munguar as reagimi i Ambasadës Rusë në Tiranë për suksesin e Elhaidës në Moskë, e cila ka theksuar që kultura na bashkon.


(Postimi i Elhaidës në Facebook)

Kultura bashkon!

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ndodhet në Rusi si aktore e shfaqjes “Katedralja e Parisit” që luhet në Pallatin e Kremlinit dhe ku ka rolin kryesor, atë të Esmeraldës. Mbrëmë pas shfaqjes, Elhaida mori një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në një nga postimet e saj.

Ambasada Ruse në Tiranë


(Postimi i Ambasadës Ruse për Elhaida Danin)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e detit, a jeni dakord?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

 Vrasja e mësuesit francez: Franca mbyll xhaminë në periferinë e Parisit