Foto: Benjamin Netanyahu
Mes protestave jashtë dhe disa diplomatëve që u larguan nga salla kryemininstri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u shpreh se ai nuk kishte ndërmend që të merrte pjesë këtë vit.
“Vendi im është në luftë, duke luftuar për të mbijetuar. Por pasi dëgjova gënjeshtrat dhe shpifjet e drejtuara për vendin tim nga shumë njerëz në këtë podium, vendosa që të jem i pranishëm”, tha Benjamin Netanyahu.
Më tej gjatë fjalës së tij Netanyahu theksoi se lufta do të përfundojë vetëm nëse Hamasi dorëzohet.
“Kam një mesazh për Hamasin, lërini pengjet, lironi ata që janë gjallë dhe kthejini eshtrat e atyre që keni vrarë familjeve të tyre. Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm nëse Hamasi dorëzohet, lë armët dhe kthen pengjet, përndryshe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shtoi ai.
Nga ana tjetër kryeministri izraelit deklaroi se në qoftë se Irani sulmon Izraelin edhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë.
"Kam një mesazh për tiranët e Iranit: Nëse na sulmoni ne, ne do t'ju sulmojmë. Nuk ka vend në Iran ku nuk mund të arrijmë. Dhe kjo vlen për të gjithë Lindjen e Mesme" tha Netanyahu në OKB.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.5%
-
Të gabuar
44.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri
27 Shtator, 15:27
-
Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut
27 Shtator, 07:36
-
I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin! Ngriti kompani në Bullgari, rezulton i zhdukur që pas sulmit
26 Shtator, 20:53
-
Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun
26 Shtator, 15:12
-
Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?
26 Shtator, 08:10
-
SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Shtator, 07:23
-
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
25 Shtator, 22:20
-
SHBA 'e shqetësuar' nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv
25 Shtator, 15:02
-
Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!
25 Shtator, 07:50
-
Luftë dhe në qiellin e Tartusit, aty ku ndodhet baza siriane e flotës mesdhetare të Rusisë! Izraeli nën akuzë, frikë për zgjerimin e konfliktit
25 Shtator, 07:08
-
Biden në OKB: Jemi më të fortë sesa mendojmë kur veprojmë së bashku
24 Shtator, 18:13