Rama në Stamboll, takon Erdogan dhe merr pjesë në Forumin e TRT: Siguria globale në rrezik nga Rusia! Roli i Turqisë, çelësi për stabilitetin në Europë

Në një kohë kur bota po përballet me pasojat e luftës në Ukrainë, për kryeministrin Edi Rama, roli i Turqisë është vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Europës.

I pranishëm në një forum dy ditor që po mbahet në Stamboll, Rama nënvizoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim ndaj komunitetit Euro Atlantik, teksa shtoi se armët që Putin po përdor janë kriza energjetike dhe siguria ushqimore. Në këtë kontekst sipas Ramës, Presidenti Erdogan arriti të dalë mbi aleancat e luftës së ftohtë.

“Pa Angela Merkelin, fytyra e Europës nuk do të shpëtohej.  Ishte ajo që qëndroi në këmbë në mes të asaj krize të madhe, duke i mirëpritur migrantët në Gjermani. Por pa Recep Tayyip Erdogan, muret e Europës nuk do të kishin qëndruar në këmbë. Besnike ndaj mënyrës së saj, Ankaraja ka lënë më në hije identitetin e vet si anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA-së në këmbim të rolit për  ndërmjetësin midis Moskës dhe Kievit”. – tha Rama.

Për Ramën, Turqia ka një rol thelbësor edhe në Ballkan, duke vënë në dukje se elementët pro Rusë janë evidentë në Serbi dhe Republika Srbska.

‘Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne në Ballkanin Perëndimor kemi vende ku mbi 70% e popullsisë ende beson se Rusia nuk është agresore dhe se Putini nuk është fajtor, por një udhëheqës të cilit mund t’i besohet të sjellë siguri në Europë dhe të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në kontinentin tone.’- u shpreh Rama.

Rama u takua edhe me presidentin Rexhep taip Erdogan, me të cilin diskutoi çështje të marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë.

Gjatë forumit Erdogan tha se Turqia është një aktor stabilizues në rajon dhe të gjithë botën. Punimet e forumit botëror TRT mbi agjendat globale dhe rajonale, i përshëndeti me një video-mesazh edhe Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.

'TRT World Forum' është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Volodymyr Zelensky flet në Forumin e TRT: Ne i dhamë fund kërcënimit të varfërisë përmes marrëveshjes së grurit të Stambollit

Lideri ukrainas Voldoymyr Zelensky mori pjesë në Forumin e 6-të Botëror të TRT-së në Stamboll përmes një video-mesazhi. Në fjalën e tij, Zelensky tha se kriza ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë është ndjerë në mbarë botën.

"Kriza ushqimore që ndodhi këtë vit çoi në paqëndrueshmëri në tregun global. Vende të ndryshme ndjenë pasojat neative të krizës ushqimore, duke filluar me disa vende afrikane dhe aziatike," u shpreh Zelensky.

Ai përshëndeti gjithashtu përpjekjet e ushtarëve ukrainas për të mbajtur të hapura portet e vendit në Detin e Zi.

“Ushtarët tanë trima luftuan kundër Rusisë dhe falë diplomacisë sonë, ne u siguruam që dërgesat të vazhdojnë nga tre porte të vendosura në Detin e Zi”, tha ai.

"Kjo arritje është falë përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë, Ukrainës dhe OKB-së", tha presidenti dhe shtoi:

"Ne i japim fund kërcënimit të varfërisë pasi në të vërtetë po mbrojmë të drejtat dhe interesat tona".

Në lidhje me formulën ukrainase për t'i dhënë fund "agresionit rus" në luftën e vazhdueshme, ai tha: "Ukraina mbrojti ligjin ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve".

“Marrëveshja e grurit luajti një rol shembullor në këtë drejtim", tha Zelensky.

Ora 11:14
Edi Rama në Forumin e TRT: Pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë

1670579392_6976778266914eeebe385de9d5e63739.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të TRT duke thënë se kancelarja Merkel i hapi derën emigrantëve në Gjermani por sipas tij, pa Erdogan muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.

“Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore. 

Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”, tha Rama.

Ora 10:42
Rama në forumin TRT: Angazhimi i Turqisë në luftën ndaj Ukrainës, model shembullor i një aktivizimi të moderuar

1670579145_rama.jpg

Kryeministri Rama në fjalën e tij, gjatë çeljes së forumit TRT në Stamboll vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë. 

“Agresioni ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një agression ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik.  Angazhimi që Turqia pati në luftën mes Ukrainës e Rusisë është model shembullor i një aktivizimi të moderuar”, tha Rama.

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2022 01:24

    Autokratet e diktatoret e gjejne gjithemone menyren si te komunikojne mes tyre e te gjejne zgjidhje per problemet e ndryshme,sepse e kuptojne shume mire njeri-tjetrin,por kur vjen puna me boten demokratike,u lidhet gjuha.

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/12/2022 18:19

    Lideri kriminel ordiner tradhtar… vlla me Rusin, shkjaun e dreqin e të birin e dreqit por jo për vendin vet. Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 09/12/2022 15:57

    O komentusa ju uroi të gjithve mbarësi , shëndet, e gëzim. Po për ju kam 1 pytje kaq shpejt i haruat spitalet e shokut Sali ? A i mbani mënd në çfar gjëndje ishin ? A i mbani mënd universitetet si kristali që Italjani mori dipllom pa ditur 1 fjal Shqip. A i keni par njerzit si Nard Ndoka me 8 vjeçare pa shkoll të mesme e me dipllom universiteti. Edi Rama po bën shum për Shqiprin po Edi ska shkopin magjik që ta bëj Shqiprin si Gjermania. E Edi ka dhe shum gabime po ai që punon dhe gabon. Por kurr, kurr, kurr në jet smund ta krahasosh me shokun Sali ish sekretarin e partis së punës e hajdut kriminel. Falemnderit për mirkuptimin ju uroi vetëm shëndet e jet të gjat. Kudo që jan Shqiptarët Rrofshin sa malet. AMIN.

    Përgjigju
  • petrit: 09/12/2022 14:15

    shume mire nje lider i vertet angazhohet ne te gjiteh mbledhjet e te gjithe botes

    Përgjigju
  • Hazbi: 09/12/2022 14:11

    Lar me lart flamurin e Samitit. Para se te vish per te permjerre ne shpi, futi dhe nje kafe ne Athine.

    Përgjigju
  • Gati kurdohere: 09/12/2022 13:38

    Hahahaha filluan komentusit partise me elozhe liderit suprem e shtatlarte

    Përgjigju
  • koli: 09/12/2022 11:30

    mardhenjet nderkombetare te shqiperis kan ndryshuar shume cdo shtet e merr seriozisht shqiperin

    Përgjigju
  • Nje skipetar: 09/12/2022 11:26

    Kthehu ne Shqiperi se po na rrahin Saliun....????

    Përgjigju
    • ARJAN: 09/12/2022 13:40

      Po e rrahin shtepia e tij, agjentura e UDB. Se nuk i vuri dot flaken shqiperise si ne 1997, qe te mos ulej "nderi" i Serbise perpara Shqiperise.

  • Oni: 09/12/2022 11:25

    Me politikat qe ju mbani kryeminister kemi arritur ne kete dite qe jemi sot

    Përgjigju
  • Fredi: 09/12/2022 11:13

    Sa mir kohet e fundit kemi filluar marim pjes ne organizime me shume pesh

    Përgjigju
  • dorjan: 09/12/2022 11:08

    respekte

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/12/2022 10:59

    Ejvallah Ram Pasha.

    Përgjigju
  • Vertet?: 09/12/2022 10:53

    Pushime te mbara! Tre dite rresht nje dite ne Bruksel, nje dite ne Azerbaxhan, nje dite ne Turqi. Kur do rrish ndonje dite ne Shqiperi ?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 09/12/2022 11:28

      O debilani ju jeni mesuar te vidhni dhe te hani ,ju nuk kuptoni se cfar do te thote politik beres , do me behej qefi tju shikoja nje here duke mbajtur radhen per buke si è mbajne Ukrainasit , o te pa fytyre tju lesh ne eresire si ju linte saliu o plera .Edi eshte ne shqiperi dhe eshte i vetmi qe po perpiqet per shqiptaret o te pa fytyre .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet