Kryeministri Rama takohet me presidentin turk Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në SHBA

Kryeministri Rama takohet me presidentin turk Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në SHBA

Kryeministri Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Takimi mes dy krerëve është bërë në New York ku ndodhen për Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)

Sipas mediave turke takimi u mbajt në 'Turkevën' e sapo hapur (Shtëpia Turke), dhe ishte i mbyllur për mediat, ndërkohë që zgjati për rreth një orë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto së bashku me liderin turk, ku shkruan: Fotoja e ditës!

Erdogan u takua gjithashtu me ish-presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, ish-presidentin bullgar Petro Stoyanov dhe ish-anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës, Mladen Ivanic.

Kryeministri Edi Rama, vetëm dy ditë pas betimit të qeverisë, ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi, Rama ka zhvilluar një vizitë në Akademinë Ushtarake “West Point" në New York. Kjo vizitë ishte në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:54
Edi Rama takohet me Kissinger: Legjendë e diplomacisë amerikane

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ndan takimin e miqësor me diplomatin, konsulentin gjeopolitik dhe politikanin amerikan Henry Kissinger.

Takimin me Kissinger Rama e quan privilegj e ndërsa e cilëson si lëgjëndë të politikës së jashtme amerikane.

‘FotoALBUM nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuky: 23/09/2021 00:54

    Dy legenat bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’