Kryeministri Thaçi, paralajmëron
Bllokimin e formimit të institucioneve

Kryeministri Thaçi, paralajmëron<br />Bllokimin e formimit të institucioneve
Nëse deri më tani në rolin e bllokuesit të formimit të institucioneve ka qenë Blloku LDK-VV-AAK-Nisma, tashmë këtë rol duket se do ta marrë PDK-ja.
 
Në deklaratën e dhënë pas paralajmërimit të Bllokut për ta lëshuar postin e Kryeparlamentarit, kreu i PDK-së indirekt tregon se do të bllokojë formimin e institucioneve.
 
Me fjalë tjera, Thaçi thotë se nuk dëshiron ta zgjedh Kryeparlamentarin po nuk u arrit marrëveshje edhe për formimin e Qeverisë. Ai i thërret kundërshtarët politik që të shkojnë tek Presidentja, e jo në Parlament.
 
Statusi i plotë i reagimit të Hashim Thaçit në rrjetin social “Facebook”
 
Zhvillimet e fundit politike tregojnë se jemi në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik të krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar.
 
Zgjidhje që ndodhet para nesh mbi gjithçka tjetër kërkon maturi politike. Dhe unë dua të besoj se ne, si liderë patjetër duhet të sillemi në mënyrë të tillë. Nuk ka më kohë për eksperimente amatoreske politike, por tani është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira. Pra, tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt.
 
Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja. Ndërsa, opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.
 
 
Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë