Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri drejt dorëheqjes?

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri drejt dorëheqjes?

Klement Zguri është në prag të dorëheqjes nga posti i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Zguri në ditët në vijim mund të japë dorëheqjen, pasi ka vendosur që të respektojë dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke i shtyrë në një afat të pacaktuar.

Para pak ditësh menjëherë sapo Ilir Meta anuloi zgjedhjet ai u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja që kërkuan anëtarët e shumicës duke deklaruar se do të respektojë vendimin e kreut të shtetit dhe se përgatitjet për procesin nuk mund të vijojnë.

Edhe në mbledhjen e sotme, Zguri nuk ishte në drejtimin e mbledhjes së KQZ-së, e cila u drejtua nga n/kryetari Denar Biba, ku u miratuan disa vendime për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në 30 Qershor, pasi shumica është e vendosur për zhvillimin e tyre.

Klement Zguri u emërua kryetar i KQZ-së në vitin 2017 pas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që doli nga çadra. Por cfarë ndodh nëse largohet Zguri dhe zhvillohen zgjedhjet lokale me katër anëtarë?

Disa vendime përfshirë edhe atë për shpalljen e rezultatit duhet të merret me pesë vota pro, por përballë faktit që në KQZ-ja mund të jenë vetëm katër të shumicës, vendimet do të legjitimoheshin nga Kolegji Zgjedhor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 12/06/2019 16:40

    Mos ka marre edhe ky rubla nga Ksrpushini?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027