Kryetari i LRI së Lezhës, pjesëmarrës në protestën në Tiranë/ Ja djali i biznesmenit që 'kamuflohet' si student i varfër

Kryetari i LRI së Lezhës, pjesëmarrës në protestën në Tiranë/ Ja djali i biznesmenit që 'kamuflohet' si student i varfër

Kryetari i LRI-së në Lezhë, Andrea Gjini dhe Monika Kryemadhi

Të tjerë emra të infiltruar nga LSI-ja në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, janë zbuluar ditën e sotme. 

I kamufluar si student i Tiranës, në foton e mëposhtme shihet kryetari i LRI-së në Qarkun Lezhë, Andrea Gjini, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit drejtues të LSI-së.

Andrea Gjini, i cili proteston sikurse studentët ndaj tarifave të larta të arsimit, rezulton të jetë djali i një prej biznesmenëve më të njohur të Lezhës në fushën e ndërtimit; Andrea Gjini është djali i pronarit të firmës “Beton Express”, Pashk Gjinit./ Lexo.al/

Kryetari i LRI-së në Lezhë, Andrea Gjini në protestën e studentëve 

Më datë 6 dhjetor, në protestën e studentëve u vu re edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Burimeve Njerëzore për LRI, Gaetano Doçi, i cili është i njohur edhe si shoqërues i Kryemadhit në protestën e zhvilluar para disa muajsh përpara Parlamentit, përkundrejt zgjedhjes së Arta Markut si Kryeprokurore e Përkohshme.

Andrea Gjini: Mbështes Kryemadhin, se jam burrë me k*qe!
Pas lajmit që qarkulloi sot në media ku tregohej se si PD dhe LSI po tentojnë të infiltrojnë njerëzit e tyre te protesta e studentëve, militantët e pranojnë hapur një fakt të tillë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, militanti Andrea Gjini pranon se ka qenë futur sot mes studentëve për të protestuar përpara e Ministrisë së Arsimit

E kjo nuk mbetet më vetëm një hamëndësim, por edhe fakt. Pasi shpërndau shkrimin në profilin e tij, Andrea Gjini e pranon hapur se mbështet Monika Kryemadhin dhe rendit disa arsye se përse proteston. “Nk aderoj Monika Kryemadhin,por e mbeshtes nga viti 2015,sepse u mblodhem te gjithe bashke,kundrejt disave te cilet padrejtesisht moren Penden dhe e perdoren si pushke per te perbushur interesat personale per perfitim vetjak.
Kuiz..Burrat ndahen ne lloje:1-Me koqe dhe me fustan….:Kush e lexon kete status te pyesi veten ku gjendet”
, deklaron Gjini.

Postimi i Gjinit në Facebook

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 08/12/2018 19:04

    e dim e dim o monika ke mor fund

    Përgjigju
  • Turi: 08/12/2018 17:42

    O report llaka llaka,po qa ju duhet mo,me pas lek thoni ku i morri,mos me pas thoni ja fukaraja ne miting..eshte student si gjite tjeret qa ka lidhje student i varfer a i pasur,student eshte,apo po ju vjen keq nga protesta

    Përgjigju
    • Dada: 08/12/2018 19:26

      PO mire ju mendoni se ka studente aty qe nuk jane te strukturuar ne parti

  • Highlanderi: 08/12/2018 17:34

    Kina ja bofte ATE QE I KA BERE KOKEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë