Basha mbledh grupin e PD, mungon Noka e Paloka: Të ulim TVSH-së për produktet e shportës në 6%! Prioritet ngritja e 3 komisioneve hetimore për 25 prillin, Becchettin dhe Inceneratorët

TIRANË- Tre problematikat që Partia Demokratike i ka ngritur prej kohësh dhe që i ka pasur një kartë të rëndësishme të aksionit opozitar, tashmë do i shtrijnë edhe në rrugë institucionale, në Kuvend! Demokratët kanë vendosur sot në mbledhjen e grupit parlamentar që të kërkojnë ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore,  për zgjedhjet e 25 prillit që i quajnë “masakër zgjedhore”, për çështjen Becchetti ku Shqipëria ka humbur përballjen me sipërmarrësin italian në një Gjykatë Arbitrazhi dhe duhet të paguajë 110 mln euro si edhe për Inceneratorët që e kanë cilësuar një aferë mafioze, ku Lulzim Basha tha se kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.

Nëse do të ngrihen këto Komisione, fjalën e fundit do e thotë Kuvendit, dhe sipas asaj që shkruhet në Kushtetutë, në nenin 77 pika 2, për Komisionet Hetimore mjafton që të bëhet kërkesa nga 35 deputetë dhe Parlamenti e ka detyrim që të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Opozita i ka numrat, kështu që ata kanë nisur të bëhen gati, duke hedhur në tryezë emrat për kryetarët e tyre. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mëson se është propozuar që Jorida Tabaku të jetë kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratoret, Enkelejd Alibeaj për Komisionin e hetimit të “masakrës zgjedhore” në 25 prill dhe Gazment Bardhi për Bechettin.

“Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij,  është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e  cila i vlerëson sipas procedurës ligjore”, thuhet në nenin 77 pika 2 e Kushtetutës.

Një tjetër vendim që u mor sot në mbledhjen e grupit demokrat, ishte edhe kërkesa për të ulur TVSH-në për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Lulzim Basha u ka thënë deputetëve se kjo është një kërkesë emergjente, kjo pasi sipas tij situata ekonomike është shumë e rëndë pasi shumica e familjeve shqiptare nuk po përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Nuk i ka kursyer akuzat, duke përmendur sërish oligarkët ku flet për një bashkëpunim mes tyre dhe qeverisë.

“INSTAT ka publikuar të dhëna që vijnë nga një organ qeveritar, që çdo shqiptar e prek në tavolinën e bukës, kjo është varfëria ekstreme që po bëhet me rritjen e çmimeve, të çmimeve të shportës, të gazit, të ujit, e me radhë, prandaj ne nuk mund të rrimë vetëm në fazën e propozimeve, se tashmë fajtori dihet të grupit që mendon vetëm për xhepat e vet dhe për të goditur këtë sjellje, por edhe një lehtësim për qytetarët shqiptar, PD do depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të ulur TVSH nga 20% deri në 6%, për të gjitha mallrat që afektojnë xhepat e qytetarëve, hap i domosdoshëm, me forcën që na kanë dhënë me 25 prill, pavarësisht masakrës zgjedhore, do kërkojmë uljen e TVSH, duke treguar se ky shtet, edhe pse i rrënuar, që duke u hequr favoret oligarkëve, t’u shërbejë qytetarëve. E dyta ka të bëjë me faktin pse jemi në këtë parlament, jemi në funksion të kthimit të legjitimitetit, prandaj 3 Komisionet zgjedhore, për zgjedhjet, për Bechetin, dhe Inceneratorët. Drejtësia të bëjë punën e saj, se nëse do ishte në lartësinë e saj, shumica prej tyre do ishte me pranga dhe të pandehur”, tha Basha për mediat në përfundim të mbledhjes.

Në mbledhjen e sotme u vu re mungesa e Edi Palokës dhe Flamur Nokës, dy prej deputetëve që kanë dalë hapur në mbrojtje të Sali Berishës, tashmë të përjashtuar nga grupi i PD-ja. Mungesa e tyre, duhet thënë se bëri që në këtë mbledhje të mos tërhiqej vëmendja te Sali Berisha “Non Grata”, por të fokusohej mbi aksionin opozitar, ndryshe nga sa ka ndodhur në mbledhjet e kaluara.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PD! Basha-deputetëve: Prioritet ngritja e tre komisioneve hetimore për 25 prillin, Becchettin dhe Inceneratorët

1632587368_autoLulzimBashaoki15008107871.jpg

Report Tv zbardh diskutimet në mbledhjen e Bashës me grupin parlamentar,

"Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare. 
 
 Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore. 
1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës . 

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.   
 
3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori", ka thënë Basha. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kallëzoi Nikollën në SPAK, Basha: Qentë lehnin se donin për të ngrënë, bën pazar me mandatin e Olta Xhaçkës! Pse s’e bllokojnë tani Foltoren?

Kallëzoi Nikollën në SPAK, Basha: Qentë lehnin se donin për të ngrënë, bën pazar me mandatin e Olta Xhaçkës! Pse s’e bllokojnë tani Foltoren?