Alibeaj i la ‘rrugën e lirë’, por Bardh Spahia rrezikon votat e demokratëve! Kryetari i degës në Shkodër: Nuk e mbështesim si kryebashkiak

Alibeaj i la ‘rrugën e lirë’, por Bardh Spahia rrezikon votat e demokratëve! Kryetari i degës në Shkodër: Nuk e mbështesim si kryebashkiak

Bardh Spahia

SHKODËR- Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që mos të nxjerrë kandidat për kryebashkiak në Bashkinë e Shkodrës, duke i lënë kështu rrugën të hapur kandidatit të koalicionit Meta-Berisha. Por duket se baza e PD-së në Shkodër nuk është dakord me këtë vendim të marrë nga Kryesia e PD-së dhe kryetari i Komanduar Enklejd Alibeaj. Ka qenë vetë kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë për këtë vendim të kryesisë, por gjithsesi ai thotë se janë të detyruar ta respektojnë e mos të nxjerrin kandidat.

”Kështu e ka parë të arsyeshme, kryesia e PD-së, vendimi merret nga kryesia e PD-së, pavarësisht se Alibeaj është kryetari në detyrë, por gjithsesi ai nuk mund të vendos pa marrë vendimin dhe votimin e kryesisë së PD-së”, u shpreh ai.

Por ky vendim i Kryesisë duket se do t’i kushtojë Spahisë votat e demokratëve të Shkodrës. Në një intervistë për televizionin lokal TV1 Channel, Xhevdet Amuli thotë se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Spahisë për kryebashkiak, madje ai thotë se do të orientojnë votën e demokratëve vetëm për kandidatët për këshilla bashkiakë që përfaqësojnë PD e Alibeajt. Amuli shprehet se nuk mund t’ia japin votën koalicionit Meta-Berisha, pasi ata të dy e kanë shkatërruar Partinë Demokratike.

”Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.

Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati, pra Bardhi kujt i shërben? Berisha-Meta e kanë shkatërruar PD, e ka ardhur koha që ne të vazhdojmë drejt rrugë së saj, të ndahemi nga e kaluara.

Foltorja e ka filluar ‘reformën’ e administratës në Shkodër, duke larguar me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe t’i orientoj ata që të votojnë PL”, tha Omuli.

Deri më tani Alibeaj ka bërë publik kandidimin në 19 bashki, në Lezhë dhe në Korçë u tërhoqën kandidatët, ndërsa në Librazhd, Vorë dhe në Kurbin kandidatët nuk janë miratuar nga Kryesia. Ndërkohë, PD nuk nxori kandidatë në Durrës, Elbasan dhe Shkodër për t’iu lënë mundësi kandidatëve të nxjerrë nga Sali Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • <>[]: 30/03/2023 20:37

    Me ken e mara e zotit Shkodrant nuk duhet me I lane me hy ne Shkoder Sali Berishen e Ilir Meten edhe kur kan pas pushtetin pervec se i kan permyt me uje deri ne fyt por nuk kan ba asnjelloj investimi as nuk ju ka plas by.... per ta.

    Përgjigju
  • kavaja: 29/03/2023 19:25

    qe tete humbi respekti per shkodranet nuk e them dot por qe votojne vetem njerez pa vlera dhe jo punetor kete nuk jua mohoj dot po si mor SHKODRANE votoni nje si puna e asja zhabes qe ishte para ketij qe esht djali legal i nje sigurimsi te shtetit te laverit? po si mor ju mort e mira nuk hapni syte e te shikoni realitetin?kush e beri kandidat kete? nje ish sekretar i partise se laverit qe mbi te gjitha ai i sherbeu e tani na hiqet demokrat e keni ndergjen e paster te votoni kete perseri kur ju bashkua dhe vula e partise se bastardit te Skraparit qe e urrejn dhe vet familjaret e vet ? ju qofshi oj Shkodra loce

    Përgjigju
  • Perashi: 29/03/2023 16:53

    Batdh Spahia eshte i bri Ali Spahise ish Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit. Edhe Ilir Metmuti Spiun i Sigurimit te Shtetit. Betisha Sekretar i Partise Punes per 25 vjet. Aferim hajt per gaher ju qofte o miope shkodrane.

    Përgjigju
  • Andi: 29/03/2023 13:01

    Po pse kryetar partie eshte ai Xhevdet Amuli, kjo eshte per te qeshur por edhe per te qare

    Përgjigju
  • eri: 29/03/2023 09:54

    Shko mor alibash i shitur qenke ti me demokrat se Bardh Spahiu.

    Përgjigju
    • Beni: 29/03/2023 10:10

      Bardh Spahia ka djeg shkolla me molotov kshu qe me demokrat se ai ska.fytyra e vertet e malokeris se salehut.(pa dash me i mungu respektit malesorve,te cilet jan tjeter gje)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT