Kryetarja e LDGSH, Vokshi: Gratë janë forca e ndryshimit për të çuar Shqipërinë përpara

Kryetarja e LDGSH, Vokshi: Gratë janë forca e ndryshimit për të çuar Shqipërinë përpara

Kryetarja e Lidhjes Demokratike e Gruas Shqiptare, Albana Vokshi ka vlerësuar forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në politikë, por shprehet se ka ende shumë për të bërë dhe për të rregulluar.

Vokshi u shpreh se gratë janë forca e ndryshimit për të çuar Shqipërinë përpara dhe se kontributet e tyre janë të çmuara. Megjithatë tha Vokshi gratë janë ende të diskriminuara dhe janë përfitueset më të pakta të shërbimeve shëndetësore dhe arsim dhe edukim.

"I jam mirënjohëse, çdo gruaje e çdo vajze, për çdo gur të vënë në themelin e demokracisë në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh. Jam e bindur se ky ndryshim mund të ndodhë, nëse energjitë do të përqendrohen për fuqizimin e gruas shqiptare. Për fat të mirë, rritja e rolit të grave në emergjencën për ndryshim është një nga misionet kryesore të organizatave ndërkombëtare aleate sikurse është dhe kontributi i çmuar i Fondacionit Jarl Hjalmarson.  Sot ne kemi zonja nga pothuajse të gjitha qarqet e vendit, një ndërthurje fantastike e kontributeve të zonjave me histori të gjatë anëtarësimi në PD ashtu edhe zonjushave që kanë aderuar së fundmi në të. Nuk ka gjë më të bukur se sjellja në një sallë të eksperiencave, historive, përjetimeve tuaja nga të cilat jam e sigurt që në fund të këtij aktiviteti do të kemi mësuar shumë. Gratë e vajzat në Shqipëri janë përfitueset më të pakta të shërbimeve shëndetësore dhe arsim dhe edukim. Jemi në vitin 2021 dhe gruaja shqiptare jeton në përpjekje të ethshme për mbijetesë. Paradoksalisht jetojmë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit nga kryeministri me figurën e gruas në politikë. Kemi më shumë se vendet e tjera të rajonit gra në ekzekutiv, parlament, shërbime publike, por kemi shumë më tepër gra dhe vajza në kufijtë e mjerimit ekonomik, vajza të papuna, studente të paintegruara në tregun e punës, gra e vajza viktima të trafikimit dhe, më e rënda, gra dhe vajza viktima të dhunës", tha Vokshi.

Duke qenë se jemi në muajin e tetorit rozë, Vokshi pati një apel për të gjitha gratë të kontrollojnë shëndetin e tyre dhe të sensibilizohen për kancerin e gjirit.

"Jo pa qëllim menduam ta organizonim këtë aktivitet në muajin tetor, muajin ndërkombëtar të sensibilizimit për kancerin e gjirit.  Në bazë të statistikave zyrtare, vitet e fundit, numri i grave e diagnostikuara me kancerin e gjirit pothuajse është dyfishuar dhe numri i grave që kanë humbur jetën është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ndërkohë që për shkak atë pandemisë dhe politikave krejt të gabuara të ndjekura nga Qeveria dhe MSH, siç edhe raporti i fundit i KLSH evidentoi së fundmi, shumë grave ju privua e drejta e kontrolleve apo kurave. Kalavari i një gruaje diagnostikuar me kancer gjiri është i gjatë, i vështirë e shpesh e bën të pamundur edhe udhëtimin e jetës, por një gjë është e sigurt, nëse diagnostikohen në faza të hershme të sëmundjes, kanë shance të mëdha për t’u shëruar. Në mungesë totale të fushatave të sensibilizimit nga ana e institucioneve shtetërore, është detyrë e secilës prej nesh të bëjmë sa më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë kontrolle periodike, për parandalimin e kësaj sëmundje që po merr përmasa të tmerrshme. Mesazhi im për të gjitha gratë sot është: ju lutem kontrollohuni, kryeni testet dhe kontrollet e duhura periodike", tha Vokshi.

Ditën e sotme LDGSH organizoi një takim për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në politikë. Tryeza ishte e organizuar nën kujdesin e Fondacionit Suedez Jarl Hjalmarson.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj